Koalicioni, Mehmetaj: Mos merremi me fjalë, por ti përkushtohemi punës
Për deputeten dhe nenkryetaren e LSI, Kejdi Mehmetaj është ende herët për të folur për koalicione. Në studion e lajmeve të Ora News, ajo tha dje se për momentin me rëndësi është që qytetarëve ti kthehet besimit dhe të mos merremi me fjalë dhe hipoteza.
Mehmetaj: Mendoj se për aq kohë sa jemi duke folur për procese të tjera, për vendime të tjera jo vetëm brenda LSI, pro edhe më gjerë, është e kotë ti hyjmë diskutime hipotezash, nëse do të jemi këtu apo diçka tjetër do të ndryshojë. Zgjedhjet janë ende larg, axhenda jonë është shumë e zënë, kur them e jona nuk flas vetëm e LSI, por e parlamentit, e qeverisë dhe e kujdo që mban një funksion të caktuar është aq e zënë sa mos merremi me fjalë dhe hipoteza por ti përkushtohemi punës. Unë besoj që kemi të gjithë tani përgjegjësinë që të kthejmë besimin e qytetarëve kundrejt asaj që ne po bëjmë dhe këtë duhet ta bëjmë duke iu përkushtuar punës dhe duke lënë llafet, hiopotezat apo pritshmëritë që mund të ndodhin.
Marrëdhëniet me PS, deputetja e LSI i konsideroi normale për aq kohë ka debate, diskutime dhe mendime të ndryshme.
Mehmetaj: Unë mund të them marrëdhënien time si deputete kundrejt vendimeve të caktuara dhe të marra. Për aq kohë sa ka debat dhe diskutim ka edhe qëndrime të ndryshme dhe të kundërta, por për aq kohë sa e gjithë kjo qëndron dhe është në funksion të përmirësimit të situatës, besoj se nuk ka asnjë problem. Marrëdhënia është ajo që ju shihni, nuk di se çfarë mund të them më shumë se kaq.
Në lidhje me procesin e regjistrimit në universitete, deputetja Mehmetaj tha se kaosi që është krijuar nuk është krijuar për shkak të ligjit, por për shkak të problemeve administratve.
Mehmetaj: Në gjykimin tim nuk qëndron problemi tek ligji, por problemi ka qëndruar tek mënyra sesi ne kemi dashur ta zbatojmë ligjin ose jo, apo akoma më shumë ndryshojmë ca rregulla që nuk lidhen me ligjin, por me një vendimarrje që është administrative. Në këtë aspekt i gjithë konfuzioni që ndodhi me procesin ka të bëjë me nxjerrjen e rregulloreve dhe udhëzimeve jo në momentin e duhur, por me shumë vonesa. Me mungesën e informacionit i cili duhet shpërndarë në mënyrë kapilare duke filluar nga ministria, universiteti duke përfunduar edhe tek gjimnazisti që mund të ndodhet më larg këtyre. Duhet të kishte funksionuar këshilli më mirë sec ndodhi për të mos thënë që nuk ndodhi fare. Duhej që gjithë ky proces të mos nodhte tani, por pas një viti dhe gjithë ky konfuzion që ndodhi këtë vit. Ky vit duhet të shërbente si informacion. Nëse ligjit do ti kishin dalë aktet nënligjorëe në kohë nuk do të kishim këtë probleme. Pra problemet kanë qenë administrative, kanë qenë të rregullave që nuk vijnë nga ligji por administrata.
KOHA JONË SONDAZH

