Koçiu: Forcim i mekanizmave kundër dhunës dhe fuqizim i vajzave dhe grave në 9 bashki

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe UNFPA, në partneritet dhe mbështetur nga Qeveria Italiane nëpërmjet Zyrës Italiane të Bashkëpunimit në Tiranë, prezantuan sot një projekt të ri 3-vjeçar që synon të luftojë dhunën me bazë gjinore dhe praktikat e dëmshme në Shqipëri.

Synimi kryesor i projektit është të forcojë qeverisjen e përgjegjshme gjinore përmes mekanizmave të koordinuar të referimit ndaj dhunës në nivel bashkiak, të forcojë barazinë, të promovojë fuqizimin e grave dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të reduktojë dhunën ndaj grave dhe vajzave, në 9 bashki, Tiranë, Vlorë, Korçës, Pogradec, Dibër, Klos, Kolonjë, Konispol dhe Selenicë.

Ministrja Albana Koçiu theksoi se ky projekt 3-vjeçar do të ndihmojë në forcimin dhe ofrimin e shërbimeve të specializuara për viktimat e dhunës duke fuqizuar më tej kapacitet kundër dhunës në qeverisjen vendore. ”Aktualisht ofrohen 84 shërbime sociale në të gjithë vendin dhe 9 qendra të dedikuara për mbështetjen e viktimave të dhunës. Synimi ynë është të zgjerojmë dhe fuqizojmë më tej këtë rrjet ndihme”, u shpreh Koçiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke vënë në dukje rëndësinë e këtij parneriteti Koçiu theksoi se ky projekt është një hap konkret drejt zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021-2030 dhe synon të krijojë një mjedis ku çdo grua dhe vajzë mund të jetojë pa frikë, me dinjitet dhe të drejta të barabarta. Koçiu shprehu besimin se puna e përbashkët, nën moton nuk ka asnjë justifikim për dhunën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?