Koço Kokëdhima kërkon deputetë të “ZGJIDHJA” në listën e PS

Në emisionin Komiteti –i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini, ish- deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka folur për lëvizjen “Zgjidhja” , numrin e të anëtarësuarve në të, dhe lidhjen që ka kjo strukturë politike me PS-në.

Lëvizja “Zgjidhja” me lider Kokëdhimën, numëron me mijëra anëtarë të saj. Sipas Kokëdhimës, tashmë lind nevoja që kjo lëvizje të gjejë përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë. Por si e sheh ai zgjidhjen?

Kokëdhima thotë se do t’i propozojë Edi Ramës që në listat e Partisë Socialiste të jenë kandidatë për deputetët edhe përfaqësues të propozuar nga lëvizja “Zgjidhja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kokëdhima rrëfen se ka kërkuar edhe një takim me kryeministrin Edi Rama për të trajtuar këtë çështje, dhe situata të tjera të aktualitetit politik në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra Kokëdhima kthehet në bazë, te Edi Rama. Apo ishte mjeshtërisht një lojë politike e Ramës dhe Kokëdhimës për të mbledhur votat e të pakënaqurave nga baza e PS-së prapë në thesin e Edi Ramës?!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?