Koço Kokëdhima rikthehet te Rama, përkrah projektin e qeverisë për legalizimin e kanabisit

Koço Kokëdhima ka dalë hapur pro projektit te Edi Ramës për legalizimin e kanabisit. Kryeministri ka deklaruar se do të miratojë në parlament ligjin për legalizimin e hashashit për qëllime mjeksore. Në një emision debat Sokol Balla kishte ftuar Koço Kokëdhimën, ish-deputet i PS-së që u shkarkua nga gjykata kushtetuese në bashkëpunim me kryeministrin Rama.

Kokëdhima tha prerë se ky projekt duhet miratuar dhe se nga kjo përfiton vendi e zhvillohet ekonomia, por që u kundërshtu hapur nga Fatos Lubonja.

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24 u shpreh kundër legalizimit të kultivimit të kanabisit në Shqipëri për arsye mjekësore.

Sipas tij, janë disa arsyet që po e shtyjnë qeverinë shqiptare të shkojë drejt legalizimit.
“Unë dua të them që Shqipëria asnjëherë s’ka reshtur së trafikuari kanabis, përkundrazi e ka rritur atë ndër vite. Tani jemi në një situatë ku me krizën që ka krijuar pandemia, ka pakësuar të ardhurat e ndershme. Në mungesë të këtyre dhe prurjeve të emigrantëve, qeveria po mendon që atë gjë që e luftoi, po e përqafon, po i shkel një sy trafikantëve. Duke hapur rrugën, legalizimin e kultivimit të kanabisit medicinal, qeveria i hap rrugën të gjithë atyre që janë marrë me këtë punë”.

Lubonja shtoi se, “Kanabisi medicinal sjell ca të ardhura, por në këtë tokë të bëkuar mund të mbjellim shumë gjëra, por ne nuk preferojmë ta mbjellim me prodhime i sjellim nga vendet e tjera. Jemi kthyer në konsumatorë, paratë për të blerë këto mallra na vijnë në shumicën e rasteve nga pastrimi i parave të trafikantëve”- tha ai.
Ndryshe nga Lubonja, mendon kreu i “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima,i cili tha se Shqipëria do përfitonte shumë nga legalizimi i kultivimit të kanabisit medicinal.
“Është një treg i madh europian ai i kanabisit medicinal, si mund ta injorojë Shqipëria e varfër këtë gjë? – insistonte Kokëdhima, duke përkrahur hapur projektin e kryeministrit Rama.

 

SHKARKO APP