Takimi Basha-Kokëdhima me tërmet 5.2 ballë. Basha-Rama pritet 8 ballë!
Lideri i Lëvizjes ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, është takuar sot në ora 15.00 deri në ora 16.25 me liderin e opozitës Lulzim Basha në Hotel Rogner. Nuk dihet saktësisht nëse ai është takuar në emër të Edi Ramës apo te Ilir Metës. Apo edhe të dyve, po fakti që ai mori i pari nismën për të çarë akullin mes Ramës dhe Bashës jep shenja shprese se diçka po lëviz nën liqenin e ngrirë të këtyre javëve.
Të bën përshtypje se gjatë takimit Basha-Kokëdhima ra një tërmet 5.2 ballë që tundi pothuaj krejt Shqipërinë. Rastësi? Mundet. Por një tërmet tjetër, më i madh po vjen. Ai në politikë. Nëse deri të hënën nuk takohen Rama-Basha tërmeti mund të jetë fatal, sepse llogaritet te jetë diku mes 7 deri në 8 ballë.
Por duke vazhduar me takimin Basha- Kokëdhima mund të themi se ai erdhi në mënyrë të papritur.Basha ishte i shoqëruar nga një prej këshilltarëve të tij, Edi Lesi, ndërsa Kokëdhima është i vetëm. Temë kryesore e takimit janë zhvillimet e fundit politike, në prag të skadimit të afatit që partitë politike të regjistrohen në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Fakti që ish-deputeti Kokëdhima u takua me ata që i propozuan Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit të tij te deputetit dhe nuk mbajti mëri, ndonëse iu hoq padrejtësisht, tregon se kur politikani vendos interesat e shoqërisë mbi interesat personale, duhet inkurajuar. Por akoma nuk kuptohet, mes rrjeshtave të fjalëve që tha Kokëdhima pas takimit, për mediat, nëse ishte në emër të mazhorancëse për të hapur udhën e takimit Rama-Basha apo ishte krejtësisht insiativë personale.
Në përfundim të takimit, Kokëdhima ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka treguar edhe për çfarë ka biseduar me Bashën.
“Biseduam rreth situatës politike në vend, diskutuam për krizën, dhe për nevojën që kjo krizë të kapërcehet, për efektet negative të kësaj krizë nëse ajo vazhdon sepse pa dyshim që kjo krizë ka ndikim në ekonomi, duhet që përmes dialogut të kapërcehet. Palët duhet të diskutojnë për këtë çështje. Diskutuam për nevojën e standardeve të zgjedhjeve të lira, për reformën zgjedhore që duhet t’i japë një zgjidhje përfundimtare në Shqipëri. Reforma zgjedhore është e pashmangshme dhe duhet të bëjë të mundur që në Shqipëri nuk duhet të prodhohen më zgjedhje me standarde dyshimta, por zgjedhje të lira dhe të ndershme si të gjithë vendet e tjera. Kemi diskutuar edhe rreth nevojës së demokratizimit të partive politike, nevojës së instalimit të primareve me ligj që përfaqëuesit të zgjidhen nga populli dhe jo sic ndodh sot nga kryetarët e partive dhe nevojën që partitë politike të kapërcehen situatën e bashkësieve parapolitike në të cilën ndodhen sot dhe të kthehen në parti me stastandard larta siç është e mira e vendit dhe e demokracisë sot.”, -tha Kokëdhima.
Po ashtu, kreu i ‘Zgjidhja’ tha se duhen tejkaluar ndasitë mes partive politike, dhe të gjithë palët të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës politike.
“Unë përshëndes bashkëpunimin parimor të forcave politike në Shqipëri dhe inkurajoj këtë bashkëpunim parimor dhe diskutimin parimor mes forcave politike. Unë nuk mbështes kulturën e flirteve që ka ekzistuar në Shqipëri, kulturë pazaresh mes partive të mëdha politike si në 2008, dhe po në këtë pikëpamje unë i kam denoncuar edhe veprimet kur ka qenë rasti për goditjet politike ndaj mandatit tim. Unë nuk kam ngarkesa politike me askët, ajo është një çështje e kapërcyer, ne kemi interes të diskutojmë çështjet e zhvillimit që preokupojnë qytetarët.”, – tha ai.
Nga burime jo zyrtare te selisë blu, thuhet se takimi ishte i dobishëm, i çmueshëm nga ana forcave politike të majta. Por nuk jepen të dhëna me të sakta nëse Edi Rama hapi udhën me Kokëdhimën apo thjesht Kokëdhima hodhi një hap akullthyes.

KOHA JONË SONDAZH

