FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koço Kokëdhima: Të krijohet qeveri e re e shumicës së majtë

Lëvizja Zgjidhja e drejtuar nga ish-deputeti Koço Kokëdhima ka dalë sot me dy propozime për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Në një deklaratë të Lëvizjes Zgjidhja jepen dy sugjerime që sipas Koço Kokëdhimës mund të sjellin zgjidhjen e situatës politike.

Propozimi i parë, që është edhe një ide e re politike, ka të bëjë me krijimin e një qeverie të re brenda shumicës së majtë, e cila mund të sjellë besimin e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Ndërsa propozimi tjetër është ai i shtyrjes së datës së zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zgjidhja gjithashtu i propozoi asamblesë dhe kongresit të PS-së shtyrjen e datës së zgjedhjeve të 18 qershorit për në vjeshtë dhe krijimin e një qeverie të shumicës së majtë që u jep besim forcave politike dhe qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor”,- thuhet në deklaratën e Lëvizjes Zgjidhja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lëvizja e ish-deputetit Kokëdhima ka vlerësuar dhe qëndrimin e mbajtur ditët e fundit nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. “Zgjidhja përshëndet deklaratat e djeshme të PDIU-së, si konstruktive dhe të përgjegjshme dhe i konsideron ato, një kontribut  të vlefshëm për zgjidhjen e krizës politike. Ajo përshëndet edhe deklaratat dhe vlerësimet politike për daljen nga kjo krizë të deputetes Mesila Doda të bëra mbrëmë në emisionin “Opinion”,- thuhet në deklaratën e Lëvizjes Zgjidhja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?