Koço Kokëdhima: Të refuzojmë perversitetin e ERTV-së

Kreu i Lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokëdhima shprehet se mediat kombëtarë duhet të refuzojnë kronikat e gatshme dhe propagandistike të televizionit personal të Edi Ramës, ERTV. Në një shënim në Facebook, Kokëdhima thotë se flimimet e medias së kryeministrit, “trukojnë realitetin tronditës të pavioneve ku pacienti shkon me këmbët e veta dhe del me makinën e funeralit dhe janë pjesë të serialit dramatik të Rilindjes, e cila prej mëse 7 vitesh helmon, vret dhe u shplan trurin shqiptarëve të paqeverisur”.

Mesazhi i plotë i Kokëdhimës në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Vendimi i dy televizioneve informative, “A2 CNN” dhe “Euronews Albania”, degë të gjigandëve televizivë botërorë, për të mos transmetuar “ekskluzivitetin” pervers të ERTV-së me pamjet brenda spitaleve COVID, duhet përshëndetur si qëndrim parimor dhe profesional, që, fatkeqësisht, nuk u ndoq nga televizionet e tjerë.
Dy pjesët e filmit propagandistik të Ramës trukojnë realitetin tronditës të pavioneve ku pacienti shkon me këmbët e veta dhe del me makinën e funeralit dhe janë pjesë të serialit dramatik të Rilindjes, e cila prej mëse 7 vitesh helmon, vret dhe u shplan trurin shqiptarëve të paqeverisur.
Gazetarëve nuk u lejohet të hyjnë për të filmuar realitetin e shëndetësisë së falimentuar dhe betejën për jetën të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve të tradhëtuar nga kryeministri që fondet shtetërore i ka bërë koncesione dhe tendera për pagatorët e qeverisë, ndërsa të sëmurët dergjen trotuareve e korridoreve dhe u duhet t’i blejnë ilaçet shumëfish më shtrenjtë se në Europë.
Le të shërbejë ky refuzim si rruga që duhet të ndjekë pushteti i katërt për fushatën e pështirë parazgjedhore që kanë nisur partitë e vjetra. T’i flakin kasetat e montuara dhe të trukuara që shpërndajnë partitë-banda që, pasi vranë demokracinë brenda tyre, qeverisin vetëm me diktaturë, krim dhe korrupsion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?