Kodheli dënon incidentin: Unë jam me Linditën
Kodheli dënon incidentin me Nikollën: Unë jam me Linditën
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka reaguar pas incidentit të një grupi studentësh me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.
Përmes një statusi në rrjetin social, “Facebook”, Kodheli dënon gjestin e të rinjve, ndërsa i shpreh mbështetje dhe solidarizohet me kolegen e saj.
“Keqardhje për gjestet dhe mënyrën e zgjedhur nga disa të rinj për të arritur qëllimet. #UnëJamMeLinditën!”, shkruan në reagimin e saj Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u qëllua me salcë gjatë një aktiviteti me studentë te Piramida.
Policia shoqëroi në komisariat si të dyshuar studenten e Fakultetit të Shkencave Sociale, Mirela Ruko.
Kjo e fundit u filmua në momentin kur hodhi salcë në drejtim të ministres.
KOHA JONË SONDAZH

