”Kodi i ri Penal është ende draft”, gjyqtari Gerd Hoxha: Kemi marrë modele të huaja
Njëri nga ekspertët si hartues i Kodit të ri Penal që u ftua të kontribuonte, gjyqtari dhe kreu i unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha, insiston se me hapjen e debatit publik, konsultimet do sjellin përmirësimin e projektit për kodin e ri penal. Gjatë një interviste për ”TCH”, gjyqtari kujton gjithashtu ftesën e gjatë që u është drejtuar të gjithë aktorëve gjatë punës fillestare, duke vënë pikat mbi “i” mbi qëndrimin se prokuroria e përgjithshme, gjykata e lartë dhe SPAK nuk ishin ftuar.
”Jam ftuar për të marrë pjesë të gjithë aktorët dhe faktorët e sistemit të drejtësisë, vendas dhe të huaj. Unë kam qenë pjesë e një grupi pune në përfundim të draftit në shtator të vitit 2023 dhe kam parë që në atë grup kanë qenë përfaqësues nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, pedagogë të nderuar, përfaqësues së dhomës së avokatisë dhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtar. Kemi punuar pa pushim nga mëngjesi në darkë, vlerësoj shumë mendimet e prokurorit të përgjithshme Çela dhe kryeprokurorit Dumani. Është draft, jo variant përfundimtar. Kontributi i tyre në këtë draft do të jetë mëse i rëndësishëm dhe do bëjë që të jetë më cilësor”,-tha Hoxha.
E megjithatë kritikave për një kod penal represiv gjyqtari Hoxha ju përgjigjet se ekspertët e fushës kanë marrë modele nga praktikat e huaja që në vijim do të aktualizohen, një ndër ta edhe ai që prek sekretet e për pasojë mediat. ”Janë marrë modele nga vendet e përparuara perëndimore si Gjermania, Faranca e Italia”. Edhe për nenin 236 të Kodit të ri penal ku parashikohet burg për përbaltjen e presidentit deri tek dëshmorët e atdheut. ”Është një zgjerim i kodit aktual, janë shtuar dhe disa figura të tjera si presidenti i Republikës. Gjithsesi ky është një draft”.
KOHA JONË SONDAZH

