Kodi Zgjedhor, Basha: Berisha ia shiti zgjedhjet Ramës që të fusi ka@ikazët në Kuvend! Pazarin e mbyllin me go@itjen e SPAK-ut
Një pazar mes Berishës dhe Ramës e quan Lulzim Basha, draftin e Reformës Zgjedhore të dakordësuar mes PD dhe PS, ndërsa tha se me 1/3 e listës së mbyllur do të futen në Kuvend kamikazët e kryetarëve. Sipas Bashës, pazari mes Berishës e Ramës ka nisur me amnistinë penale, më pas me vendimin e Apelit që i kaloi vulën Berishës dhe sot mbyllet me Reformën Zgjedhore. Nga foltorja e parlamentit, ish-kreu i PD-së Lulzim Basha hodhi akuza se pazari mes Ramës e Berishës do të përmbyllet me goditjen e SPAK, pasi të dy kanë frikë nga drejtësia.
”Kamikazët i duhen Ramës në Kuvend, ndaj e mbyll listën për të caktuar kamikazët. Pala tjetër i është nënshtruar tekave të një njeri që hallin e vet personal e vë hallin e opozitës, që për hallin e tij personal bëri pazarin me Edi Ramën. I dorëzoi 90% të bashkive Ramës, u kap Safeti e humbi edhe më thellë Kukësin.
Pazari që vazhdoi me votën për të liruar të korruptuarit. Shkuan në burg të korruptuarit e Ramës, por u liruan jo vetëm me votat e Ramës por dhe me votat e tyre. Gënjyen derisa nga kjo foltore Dumani dha numrin, 117 të korruptuar të Ramës për liruar nga votat e pazarit, vazhdoi me presionin ndaj Apelit, me vendimin paçavure që e ka parë e gjithë Shqipëria, ndaj të cilit i është bërë rekursi. Dhe sot mbyllet për këtë sezon me pazarin për listat e mbyllura.
Këto pazare të yshtura nga frika kanë thelb, shitjen pa filluar të ndeshjes, të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Me formulën e dakordësuar dje dhe do votohet sot, pushteti i dorëzohet edhe për 4 vite Ramës, në këmbim të favoreve të përbashkëta, në këmbim të goditjes së pandëshkueshmërisë, të SPAK. Akti i fundit i këtij pazari do luhet në sesionin e fundit të kësaj legjislature me kate kundër SPAK, si garancia që lidh Berishën dhe Ramën. Ky nuk është akti i fundit për shqiptarët, nuk është momenti i triumfit të së keqes. Është momenti i keq por triumfi do ti takojë shqiptarëve”,-tha Basha.