Kokëdhima: Do vazhdoj ta mbështes Ramën

I ftuar në studion e OPINION ne Tv Klan, ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima, një nga njerëzit më emblematik të së majtës shqiptare, i njohur për marrëdhënien e tij të ngushtë me Edi Ramën sot duket se ka hyrë në një faze të re. Sipas tij Edi Rama, vazhdon të mbetet një mik i tij, ndërsa i konfirmoi besnikërinë e tij ndaj Ramës.

“Këto janë çështje që nuk i përkasin tavolinave mediatike. Mos prisni të flas për raportet personale miqësore në studiot televizive, për sa kohë janë personale. Marrëdhëniet politike janë një çështje tjetër. Mendoj që nuk duhet të prisni që të flas për çështjet personale me Ramën dhe asnjë person tjetër. Mos prisni të jem i gatshëm të flas kundër miqve të mi”.

“Rama është miku im dhe do mbetet miku im. Unë jam njeri besnik dhe nuk zhgënjëj asnjë njeri në jetë dhe nuk do zhgënjej sa të jem gjallë asnjë mik. Mos prit që të bie në grackat e tua Blendi. Dëshironi të pyesni për marrëdhënie personale dhe nga ana tjetër më thoni pse refuzoj tju përgjigjem juve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë vazhdoj ta kem mik, ndërsa unë do të mbetem besnik i miqve dhe garantoj se nuk do ti zhgënjej miqtë e mi. Unë do ta mbështes zotin Rama në çdo raport miqësor. Në marrëdhëniet e mia personale nuk kam asgjë kundër Ramës, e kam mbështetur dhe do të vazhdoj ta mbështes atë në çdo iniciativë të tij”– tha Kokëdhima.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të gjitha komentet dhe çështjet politike ai deklaroi se është i gatshëm ti përgjigjet kujtdo. “Nuk jam në politikë si mik i Ramës”– tha Kokëdhima.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?