Kokëdhima ia ndanë në dy pjesë darkën e 25 vjetorit, Edi Ramës

Kokëdhima nuk ndalon hakmarrjen ndaj Edi Ramës për atë çka i bëri duke i hequr mandatin e deputetit me dorën e Kushtetueses. Ditëlindja e 25 e Partisë Socialiste mund të ketë qenë festa më e vetmuar që kjo parti ka organizuar ndonjëherë. Pas refuzimit publik që i bëri Fatos Nano dhe Ilir Meta, pak orë më pas, kryesocialistin e braktisën edhe zyrtarë të lartë të PS.

Mungesat ranë në sy në darkën që kryeministri Edi Rama kishte përgatitur me anëtarët e kryesisë, sekretarët, deputetët dhe kryebashkiakët e PS, ku Koço Kokëdhima u largua bashkë me disa kryebashkiakë të afërt të tij. Bashkë me Koço Kokëdhimën, në darkë munguan kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ai i Himarës, Jorgo Goro, i Sarandës Florjana Koka dhe ai i Delvinës, Rigels Balili.

Bashkë me grupin e tij, Koço Kokëdhima darkoi në një restorant tjetër në Tiranë, dëri në orët e vona të natës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe kur Kokëdhima thotë se ” do ta shkrijë pasurinë time për të rrëzuar Edi Ramën dhe klikën e tij” ai e bën. Nuk dihet reagimi i kryeministrit kur ka parë se i mungonin “kryeministri i Jugut” me bashkiakët e Bregut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?