Kokëdhima: Kandidatët për deputet ti caktojë anëtarsia me votim të fshehtë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga beteja politike. Përkundrazi ai ka intensifikuar aktivitetin e tij dhe pikërisht brenda rradhëve të Partisë Socialiste. Ndryshe nga si e prisnin kundërshtarët e tij në këtë parti të cilët kujtuan se “lanë duart” me të pas heqjes së imunitetit, Kokëdhima edhe duke shfrytëzuar pozicionet e tij partiake si anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe koordinator për Qarkun e Vlorës, ka vendosur që betejën e tij ta zhvillojë pikërisht brenda rradhëve të partisë që drejtohet nga ish-miku i tij.

Në një takim të  socialistëve të Vlorës, Kokëdhima pavarësisht bojkotit të fjalës së tij nga një grup i udhëhequr nga kryetari i FRESH, Klajdi Myzaferaj, shpalli platformën e tij për rinovimin dhe reformimin e Partisë Socialiste. Pika kryesore e ideve të tij, ka qenë minimizimi i pushtetit të kryetarit dhe udhëheqjes së lartë të Ps-së, përsa i përket vendimmarrjes.

“Reforma në PS duhet thelluar edhe më tej, që vendimmarrja e forumeve drejtuese të partisë të ndahet me anëtarësinë e thjeshtë për të gjitha nismat e rëndësishme të partisë”, theksoi ai përpara socialistëve të Vlorës. Kokëdhima që nga ajo sallë i dërgoi një mesazh edhe Edi Ramës dhe grupit të deputetëve të jugut që janë pozicionuar hapur kundër tij;

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë kam insistuar gjithmonë që kjo reformë të thellohet më tej dhe këtë gjë do ta bëj me këmbëngulje deri në fund. Të thellohet që vendimmarrja e PS-së të ndahet me anëtarësinë e thjeshtë për të gjitha çështjet e rëndësishme. Sa figura deputetësh janë të papëlqyeshme për njerëzit, sa shumë deputetë nuk gëzojnë asnjë respekt dhe asnjë vlerësim nga zgjedhësit e megjithatë ata ndërrojnë qarqet çdo katër vjet dhe vazhdojnë të rrinë në parlament. Si vijnë këta njerëz, si bëhen deputetë këta njerëz? Secili nga ne ka në imagjinatë shembuj të ndryshëm dhe emra që nuk do mund të përzgjidheshin kurrë në lista nëse do pyeteshin zgjedhësit. Si e bëjnë të mundur këta persona që hop dhe të jenë në krye të nivelit të përfaqësimit të qytetarëve”. Arsyeja është shumë e thjeshtë: sepse nuk diskutohet me bazën e partisë dhe me qytetarët. Ja pse insistoj unë në këtë çështje”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kokëdhima më pas në fjalën e tij pasi sulmoi degradimin e institucioneve të shtetit të cilat sipas tij janë kthyer në inkubatorë votash nëpërmjet punësimeve partiake, janë mbushur me sekserë të emërimeve, koncesioneve, kullotave, hipotekave, sekserë të ALUIZNI­-t apo ata të provimeve në shkolla, sekserët e gjykatave, sekserët e ajrit dhe të shpirtit.

Ish –deputeti i PS-së në këtë fjalim ju ktheu një përgjigje, edhe atyre të cilët kanë menduar dhe shpresuar deri tani se ai do të largohet nga partia.

“Kokëdhima është më i majtë se të gjithë ata që thonë që do shkojë këtej, do shkojë andej, është më socialist se të gjitha ata që predikojnë se në cilën parti do të vejë Kokëdhima. Unë do të insistoj për ta zhvilluar dhe për ta bashkuar të majtën e Shqipërisë. E majta në Shqipëri i ka të gjitha kushtet dhe të gjithë luksin të planifikojë qeverisje dhe zhvillim afatgjatë të vendit. Nëse ne bashkojmë dhe modernizojmë të majtën mund t’ja dalim të mos i shndërrojmë institucionet e shtetit si tani, në inkubatorë votash”, theksoi ai./Syri.Net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?