Kokëdhima: S’jam në politikë si mik i Ramës. Kundër mandatiti tim punuan të majtë dhe të djathtë

Edhe pse deklaroi besnikërinë ndaj mikut të tij Edi Rama, për ish-deputetin Koço Kokëdhima, marrëdhëniet me Kryeministrin Rama janë një çështje personale që nuk i përkasin tavolinave mediatike.

Nga studio e “Opinion” Kokëdhima ka folur për prishjen e marrëdhënies së tij 20­vjeçare me Edi Ramën.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për këto raporte, Kokëdhima tha se nuk preferon të flasë për çështje personale dhe miqësore në lidhje me Kryeministrin, por la të kuptohej se mes tyre ka diferenca të karakterit politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se nuk është në politikë si mik i Ramës, duke shtuar se raportet miqësore janë personale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa lidhur me sulmet politike ndaj tij, Kokëdhima tha se ai është sulmuar jo vetëm nga Partia Demokratike, por edhe nga radhët e së majtës.

“Kundër mandatit tim punuan të majtë e të djathtë” – tha Koço Kokëdhima, por nuk pranoi ta sqarojë se cilët ishin ish-kolegët që deshën ta largonin nga salla e kuvendit.

Në lidhje me vendimin e gjykatës Kushtetuese që i hoqi mandatin e deputetit, Kokëdhima deklaroi se gjykata është ndikuar politikisht në vendimmarrjen e saj.

Por nga ana tjetër, ish-deputeti i Vlorës bëri me dije se e ka ankimuar vendimin e Kushtetueses në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?