Kolegji Zgjedhor reduktoi listën e PD, Kaso: Vendimi anti-ligjor, por do ta respektojmë

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka reaguar për vendimin e Kolegjit Zgjedhor që reduktoi listën e kandidatëve të PD.

Kolegji pranoi padinë e PS dhe me këtë vendim lista e koalicionit PD-AN reduktohet nga 222 emra në 153 njëlloj si kundërshtari i tyre.

Në një deklaratë, Kaso shprehet se vendimi është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet. Kaso thekson se pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend.

Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë,” tha Kaso.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?