Kolonja voton sot kreun e ri të Bashkisë, KQZ: Ka nisur votimi

Sot votuesit e Kolonjës që prej orës 07:00 të mëngjesit, janë drejtuar drejt qëndrave të votimit, për të votuar kreun e ri të Bashkisë. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, bën me dije se procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të bashkisë së Kolonjës, në këto zgjedhje të pjesshme vendore ka nisur dhe që votojnë 16.700 votues, të cilët kanë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre me votë deri në orën 19:00 të pasdites.

Në garë për kreun e bashkisë  së Kolonjës janë Ilia Stefo i Aleancës për Shqipërinë Europiane  dhe Dritan Hajro për opozitën që garon nën siglën e Partisë Agrare Ambientaliste.

Të gjithë Qendrat e Votimit  janë hapur në përputhje me të gjithë procedurat ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bëri apel të gjithë qytetarëve të Kolonjës, që të t’i drejtohen qendrave të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia merr masat për garantimin e procesit

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Korçës bën me dije se ka marrë të gjitha masat dhe ka nisur zbatimin e tyre për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për kryetar bashkie në Kolonjë.

Sipas një njoftimi për shtyp, agjentët kanë marrë nën ruajtje objektet zgjedhore që prej orës 18 të kësaj të shtune, kur kanë mbërritur dhe materialet elektorale.  Gjatë këtij procesi, që ka kërkuar rreth 1 orë për sistemimin e materialeve, janë angazhuar 65 punonjës policie dhe janë vendosur në dispozicion 11 mjete.

Në Bashkinë Kolonjë numërohen 36 qendra votimit, të cilat janë marrë nën mbikëqyrjen e policisë e po ashtu edhe 8 njësi administrative, saktësohet në njoftimin zyrtar.  Ndërkohë, në Drejtorinë e Policisë së Korçës është ngritur një grup i posaçëm për mbledhjen dhe përpunimin e informacionit që do të vijë ditën e diel. Autoritetet njoftojnë se situata në Kolonjë sa i takon rendit dhe sigurisë deri në orët e mbrëmjes ka qenë e qetë dhe pa probleme.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?