Kolonjë/ Kandidati i PS fiton me 2100 vota më shumë, Rama: Detyrim i madh
Bashkia e Kolonjës në 3 vitet e ardhshme do të drejtohet sërish nga e majta. Kandidati i Partisë Socialiste, Ilia Stefo fitoi me 2100 vota më shumë zgjedhjet e pjesshme përballe Dritan Hajros së PAA-së të mbështetur nga Partia Demokratike.
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, falenderoi Kolonjën për besimin që i dha mazhorancës dhe gjithashtu uroi kandidatin Ilia Stefo për atë që ai e quajti “superfitore”.
“Faleminderit Kolonja për besimin e madh. Urime Ilia Stefos! Superfitore. +2101 vota (+727 në 2015) janë një inkurajim e detyrim i madh për ne”, shkroi Rama.
Ilia Stefo i Partisë Socialiste ka fituar zgjedhjet në Kolonjë.
Ai mori 2 103 vota më shumë sesa Dritan Hajro i Partisë Agrare, i mbështetur nga të djathtët. Ilia Stefo mori 62.8% të votave, ndërsa Dritan Hajro 37.1%.
Procesi i votimit pati dy incidente që nuk dëmtuan në thelb votimin, ndërsa dorëzimi i kutive të votimit dhe nisja e numërimit ishte e qetë.
Fushata elektorale dhe dita e votimit ka qenë e qetë, po ashtu edhe procesi i numërimit. Ka patur disa incidente të vogla. Në Barmash, ku është goditur një 25-vjeçar, djali i kryetares së PS-së në Kolonjë. Ka patur disa raste të denoncuara edhe nga Edi Paloka dhe nga PAA-ja për tentativë të blerjes së votës.