Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:14 Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer Nga Plarent Ndreca- Të nderuar miq, Të dashur socialistë, Kush i ka ndjekur me kujdes daljet e mia publike, duhet ta ketë kuptuar se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Koment: Dështimi madhështor i planit të May-t për Brexit-in

Forum E enjte, 23 Shtator 2021 12:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të dalësh, a të mos dalësh, thua kjo të jetë pyetja në të vërtetë? Pas episodit më të fundit të dramës Brexit, çdo gjë mbetet e hapur, mendon Bernd Riegert.    

Debati në parlament ishte i zjarrtë dhe i gjatë. Ishte edhe argëtues, por rezultati ishte sërish i njëjti si në janar: Parlamenti hedh poshtë përsëri marrëveshjen e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, e njohur me shkurtesën Brexit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

17 ditë përpara datës së largimit, Britania gjendet mbi shkëmbin “Brexit” gati për t’u rrëzuar në një humnerë të panjohur ekonomike dhe politike.

Si pala pro, ashtu edhe ajo kundër Brexit-it, e refuzuan sërish marrëveshjen, të cilën kryeministrja britanike dhe BE-ja e kishin ripunuar në minutën e fundit, edhe pse me argumente të ndryshme. Votuesit, partitë, parlamenti, qeveria: të gjithë janë të ndarë. Vendi është në krizë. Ndër pasojat e shokut të shkaktuar nga Brexit-i, nuk përjashtohet edhe shpërbërja e Mbretërisë së Bashkuar që përbëhet nga Skocia, Uellsi, Anglia dhe Irlanda e Veriut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Bashkimi Evropian nuk ishte në gjendje t’u ofronte britanikëve një itinerar më të përshkueshëm dhe ky është dështim për kontinentin dhe Brukselin.  Dëmi që vjen nga Brexit-i i parregulluar është i madh edhe për BE-në. Sepse tani do të kemi të bëjmë me një shkëputje të rrufeshme të forcës së dytë ekonomike nga tregu i brendshëm i BE-së. Britania e Madhe dhe BE-ja po vrapojnë drejt një kurthi të ngritur vetë, por fare të panevojshëm.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 3 minutash
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 57 minutash
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26

Ëndrra e nacionalistëve që dëshironin Brexit-in se Mbretëria e Bashkuar do të çlirohej nga prangat kryeneçe të BE-së për të rifituar shkëlqimin e vjetër imperial do të avullojë shpejt. Në një botë të globalizuar, një vend me sipërfaqen e Mbretërisë së Bashkuar mund të arrijë e vetme shumë pak, edhe pse britanikët mund të kenë armë bërthamore dhe një ulëse në Këshillin e Sigurimit.

Deutsche Welle Bernd RiegertBernd Riegert, Deutsche Welle

Koha për t’i dhënë fund kësaj marrie

Edhe 17 ditë kanë mbetur për të shmangur më të keqen. Të mërkurën dhe të enjten Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë se a duhet guxuar një  Brexit-i i lirë dhe kësisoj një rënie e lirë  apo do të kërkojnë së paku që të zgjasin negociatat e Brexit-it edhe për disa javë. Mënyra më e mirë për të dalë nga ngërçi, megjithatë, do të ishte një hap që do të kërkonte guxim të madh nga Kryeministrja këmbëngulëse.

Theresa May do të duhej të kërkonte anulimin e tërheqjes së saj nga BE-ja, në përputhje me nenin 50, dhe më pas të jepte dorëheqjen. Dhe kështu ajo do t’ia linte në dorë kryeministrit ose kryeministres së ardhshme që të merreshin me qetësi edhe një herë me dosjen Brexit, kur britanikët ta kenë të qartë se çfarë duan në të vërtetë.

Do të evitohej dëmi ekonomik dhe zonja May do ta kishte të sigurt një vend në librat e historisë, edhe pse ndryshe nga ç’e kishte dashur ajo vetë. Kryeministrja ka folur edhe vetë njëherë për këtë opsion në një fjalim në parlament. Ajo e ka kuptuar se ka dështuar sepse nuk e ka realizuar atë që kishte premtuar.

Por kjo ndoshta nuk do të ndodhë. Gjasat më të mëdha janë që kryeministrja britanike të vijojë në post e të kërkojë prej BE-së zgjatjen e afatit të negociatave. Por me çfarë argumenti? Kjo dramë nuk mund të zgjatet pafundësisht. I mundshëm është edhe një referendum i dytë. Por cila pyetje do të shtrohet aty për miratim?
BE-ja në fund do ta miratojë zgjatjen, sepse askush nuk duhet të ketë mundësi të thotë në fund se Brukseli thjesht e hoqi prizën pa u shqetësuar për kaosin e parashikuar në ishujt britanikë. Shekspiri do të kënaqej shumë me këtë teatër plot ngatërresa.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer
Para 3 minutash

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari
Para 4 minutash

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes
Para 11 minutash

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë
Para 13 minutash

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.