Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Komisionerët jo politikë në komisionet e votimit janë ushtarët e Edi Ramës

Editorial E mërkurë, 3 Qershor 2020 17:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mili Xhani-

Debate për reformën zgjedhore tashmë është përqendruar në një çështje që duket si luks i tepërt për zgjedhjet në Shqipëri. Partia Socialiste kërkon që komsionerët e zgjedhjeve të jenë njerëz jo politikë. Pra, të mos zgjidhen nga partitë, siç është bërë deri më sot, por të caktohen nga shoqëria civile, mësues, juristë, mjekë etj. Një kërkesë e tillë, sipas PS-së, do t’i jepte fund bllokimit të procesit elektoral nga komisionerët dhe do të shmangte manipulimet. Në letër ngjan propozim interesant. Por e vëzhguesit e OSBE-së mbase kanë pasur në mendje zgjedhjet në Francë, Itali dhe Gjermani dhe jo zgjedhjet tipike shqiptare. Partia Socialiste e ka marrë këtë propozim dhe e ka vendosur si kusht për negociatat me opozitën duke larguar vëmendjen nga çdo problem tjetër i zgjedhjeve. PS nuk pranon të diskutohet për listat e hapura, për ndryshimin e sistemit, për votën e emigrantëve etj probleme që sjellin një votë gjithë popullore dhe të pa manipuluar. Gjithë debati është përqendruar të komisionerët jo politikë, a thua gjithë problemi që kemi në 30 vite është nëse numëruesi dhe komisioneri kanë apo jo tesera partie.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Kushti i PS-së dhe i mbështetur me naivitet nga ndërkombëtarët, nuk sjellë zgjedhje më të mira, por i bënë komisionet zgjedhore edhe më të politizuara. Nëse më parë kemi pasur komisionerë që identifikoheshin nga partitë, të opozitës apo mazhorancës, me këtë projekt që kërkon Edi Rama do të kemi komisionerë vetëm të njërës palë. Saktësisht do të kemi njerëz që vijnë nga pushteti dhe ky është kërcënimi më i madh që i bëhet procesit zgjedhor. Arsyeja është e thjeshtë se në administratën shqiptare është vështirë të gjesh njerëz pa ndikim politik, bile janë të emëruar nga kjo qeveri. Edhe nëse ka vërtettë të pavarur, puna e tyre në komisionet zgjedhore i vë përballë presionit që ose të mbështesin partinë në pushtet ose të largohen nga vendi i punës. Përballë një kërcënimi me bukën e fëmijëve dhe flakjen në rrugë, kush prej komisionerëve jo politikë do të ruante votat dhe nuk do ti bindej urdhrave të partisë në pushtet.

Swiss Digital

Shqipëria nuk ka një administratë publike të pavarur dhe është e pabesueshme që brenda saj të gjenden komisionerët jo politike. Emërimet në arsim, pushtet vendor dhe shërbimet e tjera shtetërore kryhen vetëm me urdhër partie. Kushdo që ka marrë një detyrë këto vite në administratë ose ka pasur biografinë afër rilindjes ose ka dhënë prova se është votues i ri saj, ndodhet në punë. Ndryshe nuk e fiton vendin e punës.

Nuk themi për një përqindje fare të vogël administrate që janë korrekt me ligjin dhe me ndergjegje, por këta nuk mbushin as 2 përqind të komisionëve të votimit. Pjesa tjetër është militante, është me urdhër nga Rilindja dhe qeveria.

Ky model funksionimi i administratës, që realisht është ndjekur nga gjithë qeveritë, i ka kthyer zyrtarët ushtarë të pushtetit të radhës. Përgjimet për manipulimin e zgjedhjeve në Dibër dhe në Durrës treguan se manipulimi i votave, si hallkë të parë kishte pikërisht komisionerët. Drejtorë shkollash, punonjës bashkiak, nëpunës të shtetit dhe deri oficerë policie ishin ata që kryenin vjedhjen dhe manipulimin e votave për llogari të shefave. Ishin ata që hartonin listat atyre që duhet tu dilte emri te qendra e votimit apo ata që nuk duheshin lejuar as të afroheshin te kutitë për të hedhur votën. Modelin e këtyre njerëzve Edi Rama tashmë do të na i shesë si komisionerë jo politikë dhe njerëz që do të japin garanci për zgjedhjet. Njerëz të tillë nuk janë përfaqësues të administratës dhe as garanci për votat. Më shumë se kaq janë ushtarë të rilindjes që me projektin e Edi Ramës do të ndryshojnë uniformën. Do quhen të pavarur, por do jenë masakruesit e vërtetë të zgjedhjeve.

Nëse opozita reale e ha këtë, atëhere më mirë të shkrihet e të shkojë në shpi.

Nëse duan të rrëzojnë këtë regjim duhet përballje e fortë, në Këshillin Politik e në sheshe.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 3 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 4 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 4 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 4 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 6 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 4 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 9 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 5 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 4 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 4 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 3 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.