Komisioneri Hahn: Është koha që reforma në drejtësi të mos jetë vetëm në letër
Pas përfundimit të takimit në Këshillin e Asocim Stabilizimit në Bruksel, komisioneri për Zgjerimin në BE Johannes Hanh u shpreh se reforma gjyqësore është një arritje e pabesueshme, por e rëndësishme që të kuptojmë se qëllimi është që të afroheni me BE dhe t’i shërbejë qytetarëve.
“Më shumës e 95% e shqiptarëve kanë kërkuar këtë reformë. Ne mund të arrijmë më shumë së bashku, në interes të qytetarëve shqiptarë. Duhet të kuptohet se reforma në gjyqësor dhe miratimi i ligjeve të rëndësishme janë hapi i parë, por tani bëhet fjalë për zbatimin e saj. Ne do ndjekim mënyrën e zbatimit të saj. Fryma e korrikut, duhet të vendoset tek zbatimi i saj. Ne do mbështesim këtë frymë duke i dhënë përgëzimet e rekomandimet për të arritur këto qëllime që s’janë të lidhur veç me reformën por edhe me prioritetet kyçe.
Duhet të merren hapa të tjerë që do të vlerësohen nga ana jonë. Reforma në drejtësi pritej nga qytetarët që duan përmirësim të kushteve të jetës së tyre. Kjo është e mundur. Nëse përmirësoni gjyqësorin do të thithni investitorë dhe ata do hapin vende pune dhe më pas do përmirësohet niveli ekonomik në vend. Reforma është një gurë themeli drejt integrimit në BE por duhet të bëjmë hapat e ardhshëm.
Kemi marrë shënime për këtë çështje, tani duhet të reflektohet. Është shumë herët por të dhënë deklaratë finale. Ne duhet të bëjmë konsultime të brendshme për të prezantuar një vlerësim të saktë në interes të të gjithëve, por mendoj se jemi të angazhuar plotësisht për një hap pozitiv përpara por kemi parasysh se kur flasim për momentin për të ruajtur këtë karakter e për të gjetur elemente shtesë për ta ruajtur këtë moment në një mënyrë pozitive.
Për vendimin e korrikut duhet të ketë zbatime që të na garantojnë se reforma në gjyqësor nuk është vetëm në letër, por edhe në realitet”- tha Hahn.
KOHA JONË SONDAZH

