Komisioneri i BE në sy të Ramës: Presim rezultatet përfundimtare dhe hetimin e blerjes së votave

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë paradite komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen ndaj Shqipërisë. Po ashtu, Rama gjatë konferencës për shtyp në Rinas, tha se Shqipëria është nga vendet që përfiton nga sasia e vaksinave që KE sjellë për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, komisioneri i BE, Oliver Varhelyi, në fjalën e tij krah Ramës foli për zgjedhjet e 25 prillit dhe tha se po “presim rezultatet përfundimtare dhe hetimin e blerjes së votave. Me pas do vendosim. Pa një parlament të plotë nuk ecni dot drejt rrugëtimit të BE. Ka ende mjaft punë për të bërë”- tha ai.

“.

SHKARKO APP