Komisioneri i BE uron Metën: Me Ju President, Shqipëria do të ketë një të ardhme më të mirë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos përmes një letre ka uruar Presidentin e ri të Shqipërisë, Ilir Metën.

Ai vlerëson lartë përvojën dhe përkushtimin e Metës, duke shtuar se si President do ta udhëheqë Shqipërinë drejt të një të ardhme më të mirë.

“I dashur Ilir, urime për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë! Jam mëse i bindur se përvoja juaj, urtësia juaj, përkushtimi juaj ndaj vlerave evropiane dhe udhëheqja juaj do ta çojë Shqipërinë drejt një të ardhmeje shumë më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kësaj kohe, kur populizmi dhe nacionalizmi janë në rritje, rajoni ynë ka nevojë për udhëheqës të cilët do të ndërtojnë marrëdhënie të forta miqësie, bashkëpunimi dhe paqeje me të gjithë popujt në rajon. Nuk mund të lejojmë që Ballkani të ‘ballkanizohet’ dhe duhet të shmangim çdo kthim në të kaluarën e tij të errët.

Swiss Digital Mobile Reklama

E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të jetë përveçse ajo evropiane. Dhe ju mund ta siguroni këtë. Ju dhe vendi juaj do të keni gjithmonë mbështetjen dhe miqësinë time. Urimet më të mira! Përzemërsisht Dimitris Avramopoulos, Komisioneri i BE për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë”, – shkruhet në mesazhin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?