Komisioneri për Zgjerimin në BE takon kryenegociatorin e Shqipërisë, Zef Mazi

Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në BE, Zef Mazi është pritur sot në një takim me Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi.

Lajmin e ka ndarë me ndjekesit e tij ne rrjetet socialie vetë Varhelyi, duke dhënë detaje edhe nga takimi. Sipas tij, në qendër të diskutimit kanë qenë përgatitjet dhe hapat e ardhshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave.

U takova me negociatorin e sapoemëruar të Shqipërisë për integrimin europian Zef Mazi këtë mëngjes për të diskutuar përgatitjet dhe hapat e ardhshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave. Gjithashtu theksuam rëndësinë e përparimit në reforma”,- shkruan ai.

SHKARKO APP