Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos vizitë për herë të parë në Tiranë

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos do të vizitojë Shqipërinë më 13-14 mars. Kjo është vizita e saj e parë në Tiranë, e paralajmëruar që në janar.
Në konferencën e Mynihut në 16 shkurt të këtij viti, në panelin me kryeministrin Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kos deklaroi se i Shqipëria ka të gjithë kapacitetet që të përmbyllë procesin e shqyrtimit të grupkapitujve deri në vitin 2027.
Për të sot BE e ka fokusin te siguria dhe paqja në një kohë ku sipas saj kërcënohet nga forca të jashtme. Sipas saj, zgjerimi i BE-së sot është ndryshe nga mënyra se si ishte para katër a pesë vjetësh dhe se tashmë është një moment të ri pozitiv në BE.