Komisionerja e BE-së takon drejtuesit e institucioneve të drejtësisë. Dumanin, Çelën dhe Metanin

Gjatë qëndrimit në Tiranë Komisionerja për Zgjerim e BE, Marta Kos është takuar me drejtues të institucioneve të drejtësisë.

Ajo ka takuar kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, atë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ilir Rusin, kryeprokurorin Olsian Çelën dhe kreun e ILD, Artur Metanin. Më herët pati takim me zyrtarë të PD dhe me kryeministrin Edi Rama.

Komisionerja Kos ka vlerësuar shumë SPAK dhe Altin Dumanin.

“Takim shumë i mirë me institucionet e pavarura të drejtësisë, të cilat mundësojnë një Shqipëri dhe një Europë të sigurt dhe të mbrojtur. Vlerësova angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe shpreha mbështetje të fuqishme nga BE-ja për rolin dhe metodat e punës së tyre, veçanërisht për SPAK”, shkruan ajo në X.

SHKARKO APP