Në kafe, makinë, shtëpi dhe zyrë janë disa nga vendet nga ku deputetët dalin dhe marrin pjesë në mbledhjet online të Komisioneve Parlamentare, për shkak se në Kryesinë e Kuvendit grupi i Berishës shkakton kaos.
Më shumë binte në sy fakti që kishte deputetë të cilët ndiqnin mbledhjen dhe ndërkohë edhe i jepnin makinës, si rasti i deputetëve Bujar Çela, Kasëm Mahmutaj dhe Eduart Ndreca.
Flagrante në mbledhjen online të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ishte pjesëmarrja e deputetit demokrat Gëzim Ademaj i cili po pinte kafe e duhan ndërkohë që diskutohej për buxhetin e vitit 2024.
