Komisioni i Venecias, kundër testit të drogës
Partia Demokatike paralajmëroi përmes nënkryetarit Edi Paloka mundësinë e dërgimit në Komisionin Venecias për mendim të testit të drogës, si parashikim në projekt-ligjin për dekriminalizimin. Por a do ta kalonte PD testin në Venecia, siç e kaloi për të gjithë kapitujt e tjrë për dekriminalizimin? Abc neës zbardh opinionin në të cilin Komisioni Eruopian për Demokraci Përmes Ligjit i ka thënë jo përfshirjes në ligj të testit të drogës për të zgjedhurit.
Edi Paloka, kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike paralajmëroi mundësinë e dërgimit në Komisionin e Vencias për mendim të kërkesë së tyre për testin e drogës, mesa duket e vetmja çështje që po mban peng marrëveshjen për dekriminalizimin.
Paloka nga Kukësi: “Jemi për kompromis, e shohim të paarsyeshme që PS ta kundërshtojë këtë pikë. Nëse do të jetë e nevojshme të arrijmë konsensus mbase dhe do të duhet të tolerojmë. Megjithatë do të vazhdojmë të këmbëngulim dhe do u kërkojmë dhe anëtarëve të Komisionit të Venecias që ta shohin me përparësi dhe këtë pikë”.
Për Palokën është e vërtetueshme që kryeministri dhe ministri i Brendshëm marrin drogë të cilësisë së lartë dhe këtë nuk mund ta sigurojnë ndryshe përveçse nga rrugë kriminale, ndaj logjika e do që PD të këmbëngul në qëndrimin e saj politik.
Ky qëndrim u përfshi në prag të sesionit të ri të Kuvendit dhe nuk ekzistonte në platformën e parë për të cilën Komisioni i Venecias e dha mendimin, duke përcjëllë dhe modelet e praktikën më të mirë se si peronat me rekorde kriminale, përjashtohen nga Parlameti dhe institucionet qeverisëse.
Por para se PD të vendos të shkojë ne Venecia për testin e drogës, ai i ka hedhur një sy historikut të opinioneve të tij për të parë nëse ka raste të tilla?
Me një kërkim të thjeshtë zbuluam se një mendim i tillë ëshët dhën në vitin 2011 dhe Gjeorgjisë i është rekomanduar ta heqë testin e drogës nga drafti i kodit zgjedhor.
Gjeorgjianët kërkonin që kush dilte pozitiv në testin e drogës t’i ndërpritej mandati.
Komisoni Europian për demokraci përmes ligjit, pra Komisioni i Venecias ashtu dhe ODIHR, zyra e osbe për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut, dhanë mendim të përbashkët, ku është rekomanduar heqja e testit të drogës nga drafti i gjergjianëve.
Përveç vështirësive teknike që shkojnë se deri në sa teste pozitive droge përgjatë periudhës kohore janë të barazvlefshme me “varësinë ndaj drogës”, Opinioni vë theksin tek parimi universal i votës
“Këto parashikime janë problematike përsa i përket parimit universal të votës dhe nuk janë në të njejtën linjë me paragrafin 7.9 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së të vitit 1990, i cili parashikon që “kandidatët të cilët marrin numrin e mjaftueshëm të votave të përcaktuara me ligj marrin postin, sipas rregullit”. Siç rekomandohet nga opnionet e shkuara të Komisionit të Venecias dhe të OSBE/ODHIR-it, këto nene të projektligjit, duhet të hiqen”.
Kështu pra Komisioni i Venecias e ka dhënë një herë mendimin për këtë çështje. Pyetja që mund të shtrohet është nëse do t’i qendronte këtij testi rasti shqiptar? Qartësimi i kësaj çështjeje ndoshta do të përshpejtojë përfundimin e procesit. Sidoqoftë edhe nëse mazhoranca do të pranononte që testi i drogës të përfshihej në ligjin për dekriminalizimin, a rrezikon që ky kapitull gjithësesi të bjerë, kur në Venecia dhe ODIHR të kërkohet mendim për amendamentet e kodit zgjedhor shqiptar?/ABC
KOHA JONË SONDAZH

