Komisioni për inceneratorët, Tabaku rendit shkeljet e qeverisë: Nga faturat fiktive të TVSH, te kontrata 3 mln euro më e shtrenjtë

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, opozita renditi të gjitha shkeljet e bëra lidhur me inceneratorin e Fierit. Kryetarja e këtij Komisioni, njëherazi edhe përfaqësuesja e PD-së, Jorida Tabaku listoi shkeljet e rënda që janë bërë nga qeveria.

“Prezantuam një procedurë korruptive, që në konceptin kur është ideuar, në zbatimin e tij, në shkelje të ligjit të koncesioneve. Shkelja e dytë është që kompania italiane katër ditë pasi merr koncesionin e shet. Një kompanie me bilanc vetëm 9 milionë lekë.

Ndryshimi 3 herë i territorit, përdorimi i pronës private në një kohë që mund të përdornin pronën shtetërore. Kjo pronë shpronësohet. Për një kontratë të lidhur në 2017, që duhet të përfundonte në 2018, kur e panë që nuk po zbatohej, pagesat vazhdonin, kontratat nuk ndryshoi dhe në kundërshtim me ligjin, paguan inceneratorin që nuk ekzistonte.

Shkelja e fundit, është zgjedhur alternativa e një kontrate 3 mln euro më të shtrenjtë, dhe kompania e inceneratorit është përfshirë në skandalin e TVSH fiktivës, xhironte fatura fiktive TVSH me 15 kompani, për të justifikuar pagesat që bënë dhe këtë e bënte me fondet e buxhetit të shtetit”.

SHKARKO APP