Komiteti i Rindërtimit, Rama: Procesi nis nga Thumana e Laçi, njerëzit të kenë durim
Këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama ka mbledhur për herë të katërt Komitetin e Rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Në këtë fazë pritet që të diskutohet për nisjen e ndërtimeve të banesave të shkatërruara nga tërmeti. Në vëmendje gjatë mbledhjeve të mëparshme ishte grumbullimi i fondeve dhe transparenca e përdorimit të tyre.
Rama tha se një pjesë e madhe e projekteve dhe analizave është kryer. Ai pohoi se në Shijak në Laç dhe në Thumanë do të nisi më shpejt rindërtimi i banesave. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë ka kërkuar durim nga të prekurit nga tërmeti duke thënë se qeveria do të bëjë maksimumin për të ardhur në ndihmë personave të prekur.
”Në Laç e Thumanë ndërtimi do të nisë më shpejt sesa në zonat e tjera kemi modelet e konfirmuara të banesave idividuale dhe jemi gati që të bëjmë garë të hapur ndërkombëtare. Kemi po ashtu edhe të gjitha të dhënat lidhur me insititucionet e shërbimit shëndetësor dhe arsimor. Krahasuar me proceset normale të analizës kemi ecur shumë më shpejt dhe jemi të vetëdijeshëm se njërzit kanë opyetjen se kur do të kthehen në shtëpi. Kërkoj durimin e tyre se ne po bëjmë maksimumin. Gjithçka të jetë në kushtet optimale deh gjithkush të marrë një shtëpi më të mirë se nga ajo që kishte. Më vjen keq që në raste të caktuara kam parë disinformim dhe përpjekje për të njollosur procesin. I siguroj të gjithë që çdo qindarkë është në pritje të ekzekutimit të projekteve dhe ajo kërkon pak kohë të nisë së projektet duan kohën e tyre”.
https://arkiva.kohajone.com/te-prekurit-nga-termeti-ja-modelet-e-shtepive-qe-do-te-ndertohen/?fbclid=IwAR0mZpPLTLrjmfYIqqvHqOf96asCPsWUumQh-8iJCWrHXKg6d9-uRKqBXP8
https://arkiva.kohajone.com/rindertimi-ahmetaj-10023-qytetare-vijojne-ne-cadra/
https://arkiva.kohajone.com/termeti-tragik-ja-sa-eshte-fondi-buxhetor-per-rindertimin-per-tre-vite/