Kompania amerikane ”Moderna”: Vaksina jonë është 94.5% efektive kundër Covid-19

Një javë më parë, ishte kompania ”Pfizer” dhe ”BioNTech”, që njoftuan se kishin mundur të krijonin një vaksinë me 90% efektivitet kundër Covid-19, që është në pritje të aprovimit nga autoritetet amerikane për marrjen e një license.

Ndërsa sot kompania Amerikane ”Moderna”, pretendon se ka gati vaksinën kundër Covid-19. Media globale ”BBC”, shkruan se vaksina e prodhuar nga ”Moderna” është 94.5% efikase në parandalimin e Covid-19.

Vaksina e Moderna-s është provuar në 30 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 15 mijë prej të cilëve kanë marrë 2 doza të vaksinës në 4 javë diferencë, ndërsa të tjerët janë vaksinuar përmes injeksioneve.
Donald Trump ka reaguar për vaksinën e dytë të koronavirusit të njoftuar nga kompania amerikane Moderna, e cila është 94.5% efektive.

Në një postim në Twitter kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan se këto zbulime që do t’i japin fund “murtajës së Kinës”, siç e konsideron ai, ndodhën gjatë kohës që ai është president i SHBA-së.

“Një tjetër vaksinë sapo u njoftua. Këtë herë nga Moderna, 95% efektive. Për ata “historianë” të mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha, të cilat do t’i japin fund Murtajës së Kinës, të gjitha ndodhën në kohën time!”- shkruan Trump.

SHKARKO APP