FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kompromisi politik, Milo: Duhet pritur e shtuna në darkë

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo thotë në “Arena” nga Dritan Hila se  shpreson që deri të shtunën në darkë të arrihet një marrëveshje politike.

Milo: Nuk kam qenë në koalicion sepse nuk kam qenë në qeveri. Do të shkojmë në zgjedhje si forcë politike për të mbijetuar politikisht. Na i imponua kjo situatë nga sjellja politike e dy partive të mëdha. Duke qenë se nuk ka shans për marrëveshje, le të shpresojmë se do të ketë.

Ndonjëherë, takimet finale dhe ato që mund të nxjerrin “tymin e bardhë” bëhen pa u njoftuar. Për mua, momenti i fundit do të jetë e shtuna në darkë. Ndoshta deri të shtunën mund të kemi ndonjë kompromis. Fakti që sot është punuar me intensitet të lartë nga diplomatët. Unë flas për ndikimin e shteteve që përfaqësojnë jo ndikimin personal të zt.Lu dhe zonjës Vlahutin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?