Komisioni Hetimor: PD-ja në sallë, PS-ja në shtëpi!
Anëtarët e Partisë Socialiste në Komisionin Hetimor për Check-Up në Shëndetësi iu janë përgjigjur shkresës së opozitës, duke u shprehur se nuk ka arsye për t’u zhvilluar mbledhja deri në hartimin e planit hetimor.
Në letrën drejtuar anëtarëve të opozitës, PS shprehet se “po tentoni të injektoni frymën e imponimit, paragjykimit dhe nxitimit për të realizuar, sipas tyre, një proçes partiak politik e jo një proces të rregullt ligjor”.
Anëtarët e PS, të cilët bojkotuan mbledhjen e Komisionit Hetimor të 3 prillit, shprehen se opozita ka thirrur takimin e sotëm (5 prill) në mënyrë të njëanshme.
Gjithashtu, anëtarët e mazhorancës theksojnë se ekspertët e propozuar të PS dhe të miratuar nga Komisioni, kanë filluar nga puna dhe po hartojnë një plan hetimi, që do i nënshtrohet më pas vendimarrjes në komision.
KOHA JONË SONDAZH

