FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Komunikimi me demokratët/ Rama: Miq të huaj më telefonuan, të shokuar nuk e besonin

Kryeministri Edi Rama ka nisur komunikimin me demokratët, një ditë pas protestës ku pati trazira. Rama lavdëroi punën e djeshme të policisë së shtetit dhe kritikoi ashpër të dyja palët e konfliktit në PD që e sulmuan atë.

“Policia e stërvitur për të përballuar këtë materie politike, këtë lloj qasjeje dhe këtë lloj drejtimi politik që e përfshin dhunën si mjet politik me agresionin ndaj godinave, meriton një falënderon shumë të posaçëm.

Mbajti të njëjtin standard siç e ka krijuar në mbrojtjen e godinës së Qeverisë nga kjo materiel, kjo prurje, kjo turmë e cila dje ishte ndarë përgjysmë, njëra pjesa brenda godinës dhe tjetra jashtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmet e të dyja palëve pasi gjërat u kthyen në një farë normaliteti ndaj policisë është shëmbëlltyre se të dyja ato kufoma janë shumë larg idesë së shtetit, kulturës dhe ligjit dhe ligjshmërisë sepse janë në fakt e njëjta gjë, e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë. E vjetra apo e reja këtu është thjesht biologji dhe nuk është absolutisht asgjë tjetër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?