Komunistët 32 vjet pa Enver Hoxhën: Na votoni me 18 qershor
Në Gjirokastër, nostalgjikët kanë përkujtuar 32 vjetorin e vdekjes së dikatorit Enver Hoxha duke vendosur tufa me lule në banesën ku ai ka jetuar. Komunistët i kanë bërë thirrje qytetarëve që më 18 qershor të votojnë për Partinë Komuniste, si subjekti që do u japë zgjidhje problemeve të varfërisë dhe papunësisë.
Ethet zgjedhore kanë përfshirë edhe komunistët. Nga Gjirokastra ku kanë vendosur lule në shtëpinë e kthyer në muze të diktatorit Enver Hoxha, ata i kanë bërë apel qytetarëve të votojnë për Partinë Komuniste më 18 qershor, e cila do të shkojë pa aleanca në zgjedhje.
Komunistët kërkojnë votën e qytetarëve si alternativa që do të ulë nivelin e papunësisë.
Bujar Sulejmani: Mbi 80% e popullit është e papunë, pra diskuton bukën e gojës ndaj dhe përtifoj nga rasti të bëj një thirrje të gjithë simpatizantëve komunistë për të mbështetur Partinë Komuniste që këtë rradhë kandidon më vete si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 18 qershorit që ta çojmë atë në Parlament nëpër këtë fushatë zgjedhore.
Në 32 vjetorin e vdekjes së ish-liderit komunist Enver Hoxha, nostalgjikët vendosën lulë në shtëpinë e tij, që sot është e mbyllur pasi po i nënshtrohet restaurimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Monumenteve të Kulturës.
KOHA JONË SONDAZH

