Konferenca e Speciales ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së. Avokatët kundër fillimit të gjykimit vitin tjetër

Ka nisur konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit.

Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK)

Të gjithë, aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm. Konferencën statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes e thirri gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve midis palëve. Në këtë konferencë pritet që prokuroria të tregojë më saktësisht se c`lloj provash disponon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dosjen 43 mijë faqëshe sipas saj ka raporte, deklarata të dëshmitarëve, fotografi dhe mbi 20 orë material audio-vizual. Prokuroria e akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për kryerjen e krimeve të luftës ndaj qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo pretendon se viktimat ishin kryesisht njerëz që gjatë kohës së luftës perceptoheshin si bashkëpunëtorë të forcave serbe, të zyrtarëve apo institucioneve shtetërore apo edhe që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së. Kjo, sipas aktakuzës, përfshinte edhe personat e lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës – LDK dhe persona të etnisë serbe, rome dhe etnive tjera”.

Prokurorja e Speciales në seancën për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së, ka thënë se procesi i hetimeve është në vazhdim e sipër.

Ajo ka thënë se mbrojtjes brenda tre javëve do t’u dorëzohet një vëllim i mjaftueshëm i materialeve.

“Synojmë të ndjekim urdhërim e juaj për masa mbrojtëse. Mbrojtja ka informacion të bollshëm për të filluar hetimet menjëherë, ua kemi bërë të ditur afatin për nxjerrjen e materialeve. Mbrojtja është e njoftuar me çështjen dhe kjo nuk është befasi për ta”, u shpreh Prokurorja e ZPS-së.

Ajo shtoi se për mendimin e ZPS-së, nuk ka asnjë pengesë që gjykimi të filloj në verën e vitit 2021.

Por avokatët mbrojtës janë kundër. 

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson kundërshtoi duke thënë: Gjyqi nuk mund të fillojë deri në qershor 2022, madje dhe atëherë është shumë herët.

Prokurorja tha ju i dini akuzat, absurde, jo ne nuk i dimë, sepse ato janë false, nuk e di sa prokuroria e di që ato janë false, ne duam një raport forensik të tyre.

Po ashtu edhe avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper ka kërkuar nga Gjykata Speciale që gjykimi i palëve nuk duhet të filloj në verën e vitit 2021.

Avokati i Rexhep Selimit është pajtuar me avokatin e Hashim Thaçit, David Hooper dhe avokatin e Kadri Veselit, Ben Emmerson në lidhje me kërkesën e zgjatjes së afatit kohor për fillimin e gjykimit të të akuzuarëve nga Gkyakata Speciale.

Sipas tij, parashtrimet e Prokurorisë janë shumë zhgënjyese dhe absurde.

Edhe Avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra nuk është pajtuar me propozimin e Prokurorisë që gjykimi të nis në verën e vitit 2021.

Alagendra shtoi se për këtë proces ju nevojitet kohë dhe mjete të mjaftueshme.

“E dëgjuam atë qa tha Prokuroria dhe ne nuk jemi fare dakord me parashtrimet e Prokurorisë, jam dakord me mendimet e kolegëve të mijë. Na duhet kohë dhe mjete të mjaftueshme që të bëjmë vlerësimin e procesit”, ka thënë Alagendra./tch/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?