Konfirmohet në detyrë Xhezair Zaganjori, kryetari i Gjykatës së Lartë

Konfirmohet në detyrë kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Vendim u deklarua sot nga  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, u njoh sot me vendimin e KPK që u dha para medias duke konfirmuar vijimin e detyrës.

Trupa gjykuese përbëhet nga kryetari Olsi Komici, me anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko vendosi; konfirmimin në detyrë të subjektit Z. Xhezair Zaganjori, me detyrë Kryetar në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipëria“,- thuhet në njoftimin e KPK.

Kreu i Gjykatës së Lartë ka arritur të kalojë provën në të treja kriteret e vetingut, si për anën profesionale, pasurinë dhe figurën morale, duke konfirmuar staturën e një gjyqtari korrekt të vendit.

Zaganjori njihet si një nga mbështetësit e hapur të Reformës në Drejtësi dhe një nga gjyqtarët me shumë profesionalizëm dhe dinjitet.

Zaganjori është jurist me përvoje 40-vjeçare në drejtësi, autor librash, ekspert në çështje ndërkombëtare, profesor i jurisprudencës dhe ekspert ligjor pranë OSBE-së në Vjenë.

Xhezair Zaganjorit iu propozua nga PD për kandidat për President Republike në maj 2013, por nuk pranoi të hynte në votim pa konsensusin e Opozitës.

(VIDEO) VENDIMI I KPK PËR XHEZAIR ZAGANJORIN

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1405375796254205/

SHKARKO APP