Konfirmohet viktima e 40 në Durrës
Vijon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta, duke e çuar në 40 numrin e tragjedisë, 45 të shpëtuar dhe mbi 650 të lënduar.
Raportohet se viktima e 40-të është 59-vjeçarja Rozeta Meçja, e cila është nxjerrë nga pallati 6-katësh, në Durrës, i shembur plotësisht.
Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Kroacia dhe gjithë rajoni e Evropa vijojnë pa ndërprerë aksionet nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës.