Konflikti Kosovë-Serbi në Samitin e Procesit të Berlinit/ Rama: S’është vendi për zgjidhje konfliktesh bilaterale
Në konferencën e përbashkët për mediat mbajtur në Tiranë, Presidentja e Këshillit të Europës dhe Edi Rama deklaruan se në Samitin e Procesit të Berlinit që do ta mbahet nesër, nuk do të ketë një qëndrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Von der Leyen shtoi se këto dy shtete duhet të ulen në tryezën e dialogut ndërmjetësuar nga BE.
Von der Leyen tha se marrëveshja e Ohrit që u arrit në shkurt dhe mars, është baza për pajtimin përmes dialogut të BE.
“Marrëveshja e Ohrit është ato që u arritën në shkurt dhe mars, baza për pajtimin përmes dialogut të BE. Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehet në tryezë për normalizimin e marrëdhënies. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do jenë pjesë e BE”, tha Ursula Von der Leyen.
Ndwrkohw qw Edi Rama shtoi: “Procesi i Berlinit lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt 4 lirive të BE, lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Tipikisht ky proces nuk është vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Por në programin e Samitit, dreka e punë se liderave, do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon.
Hapësira për diskutim mes të pranishmëve, është e programuar, por nuk është një Samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme, që janë probleme që trajnohen dhe zgjidhen nën ombrellën e BE”.
KOHA JONË SONDAZH

