Kongresmeni amerikan Eliot Engel flet për parandalimin e sulmit terrorist ndaj ekipit izraelit në Shqipëri

Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka përgëzuar autoritetet e Kosovës dhe të Kosovës për parandalimin e sulmit terrorist në Shqipëri ndaj kombëtares së Izraelit.

Përmes një njoftimi për mediat, Engel thotë se ky sulm do të kishte përfunduar më keq se sulmi që iu bë ekipit izraelit në Mynih në vitin 1972.

“Përshëndes autoritetet në Republikën e Kosovës për të parandaluar sulme të planifikuara terroriste nga ektremistë islamikë, duke parandaluar masakrën e ekipit kombëtar të futbollit të Izraelit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky sulm mund të kishte qenë më keq sesa sulmi brutal që iu bë ekipit olimpik izraelit në Mynih në vitin 1972.

Swiss Digital Mobile Reklama

U jam mirënjohës gjithashtu autoriteteve në Shqipëri dhe Maqedoni për partneritetin me Kosovën për të parandaluar këtë sulm”, thotë Eliot Engel./syri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?