Konstitucionalisti i njohur: Projektligji i Rilindjes për Presidentin më i marri që nga 1914

Konstitucionalisti i njohur Sokol Hazizaj thotë se “kompetencat e Presidentit të Republikës i parashikon Kushtetuta në nenin 1 dhe 92 të saj. Ligjbërësit e këtij projekti harrojnë fuqinë e hierarkisë dhe janë vënë në shërbim të perversitetit dhe mastrubimit të liderit. Vetëm një njeri pa brinjë, pa kockë dhe pa gjak juristi mund të ndërmerrte shpikje të tilla aq më tepër kur jemi pa opozitë parlamentare dhe pa Gjykatë Kushtetuese që të gjykojë kushtetueshmërinë e kësaj marrëzie. Ky është rasti më unikal në 108 vite të shtetit shqiptar”.

Në një intervistë për “Telegraf”, Hazizaj bën skanerin e projektligjit të mazhorancës për Presidentin e Republikës. Konstitucionalisti Hazizaj pohon se ky projektligj është kundër çdo tradite pozitive që ka Shqipëria që nga vitit 1914, pasi roli i Presidentit, Princit, Këshillit të Lartë të Shtetit, janë të shkruara në statutin themeltar ose Kushtetutë. Zoti Hazizaj thotë se ky draft vuan nga qënia midis kushtetueshmërisë dhe jo të ekzistencës së tyre si përfaqësim i nenit 70 të Kushtetutës. Prandaj Zoti Hazizaj thotë se sa të marrë janë ligjbërësit me këto iniciativa, prandaj është fyerje maksimale për çdo jurist marrja e të tilla iniciativave ligjore me rëndesa të tilla. Mjafton t’i hedhësh një sy gjithë tabelës ligjore viteve të fundit konstaton menjëherë amullin, konfuzionin e akteve ligjore, të cilat janë bërë si një kodrinë hekurishtesh në formën e skrapit përkundër njeriut, të cilat në mënyrë urgjente duhet të abrogohen. Së fundmi, konstitucionalisti Hazizaj thotë se “Shembulli sotëm i bërjes së ligjeve shërben si tregues i lidhjes së ngushtë që ka në Shqipëri ushtrimi i funksionit të shtetarit me perversitetin e tij të “masturbimit” në rolin e liderit”.

Zoti Hazizaj, ju si e gjykoni, pse kjo mazhorancë parlamentare, që ka tashmë mandat skadimi vetëm 2 muaj, ndërmerr një hap kaq të rëndësishëm kushtetues, duke sjellë për votim projektligjin “Për Presidentin e Republikës”?

Nisur nga realiteti viteve të fundit të funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë, do të citoja se është e çuditshme që ende nuk kanë formatuar një projektligj që do të kufizonte çdo të drejtë ligjore dhe konventuale të arrirë në këta tridhjetë vjet. Mjafton t’i hedhësh një sy gjithë tabelës ligjore të viteve të fundit, konstaton menjëherë amullin, konfuzionin e akteve ligjore, të cilat janë bërë si një kodrinë hekurishtesh në formën e skrapit përkundër njeriut, të cilat në mënyrë urgjente duhet të abrogohen. Dhe sa i përket projektligjit “Për Presidentin e Republikës”, nisur nga mënyra e rreshtimit të fjalës në draft, amullia konceptuale dhe kushtetuese e nocioneve që përdoren në projektligj kuptohet vetiu se vetëm ligj nuk është. Sa keq! Mjafton të shohësh nenin 1 të projektligjit, ku citohet se “Ky ligj rregullon veprimtarinë e Presidentit të Republikës, organizimin e brendshëm institucional, kompetencat e presidentit dhe procedurat e ushtrimit të tyre..”, konstaton se sa i “marrë” është ligjbërësi sotëm në inisiativat e veta, kur qartë dhe haptazi neni 92 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, parashikon në mënyrë tepër shteruese, apo sqaruese, kompetencat e Presidentit të Republikës. Megjithëse jemi përballë këtij gabimi fatal kushtetues, si dhe në kundërshtim me parimin themelor të ndërtimit, fuqisë dhe hierarkisë së ligjeve, sërish duhet thënë se jemi përpara një situate që tregon se shteti e ka humbur toruan, funksionin kolektiv që duhet të ketë, duke e kaluar çdo përfytyrim të së keqes. Ka marrë pamjen e një strukture, e cila nëse vjen dhe rëndohet merr pamje të ngjashme me atë kriminale ndaj të drejtës së njeriut, pra pa ngurim duhet pranuar se në mënyrë vijuese po konsumon figura penale, ndaj të cilëve duhen marrë masa ndëshkuese. Në këtë kuptim konstatoj se ky Kuvend, i thënçin me papërgjegjshmërinë e konsumuar deri më sot, nuk mund të ketë më pengesa në muajt që kanë ngelur për të kaluar po me të njëjtën sjellje papërgjegjshmërie dhe këtë projektligj.

Nga këndvështrimi kushtetues, a mundet Kuvendi të miratojë një ligj të tillë themelor, kur ndërkohë mungon Gjykata Kushtetuese dhe opozita reale nuk është në Parlament?

Duhet thënë se drafti i të ashtuquajturit grup të deputetëve vuan nga disa simptoma që tregojnë që plaga është shumë më e thellë se vet qënia e diskutuar midis kushtetushmërisë dhe jo të ekzistencës së tyre si përfaqësim të nenit 70 të Kushtetutës së Shqipërisë, ku pranohet se “Deputetët përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues”.

Mjafton analiza e shprehisë kushtetuese të sipërcituar konstaton se Kuvendi në nismën e vet e trajton veten sa qënie vulgare dhe qesharake deri në vulgaritet, duke prekur ligjin themelor në të vetmen balancë që ka ngelur, pavarësisht përtejligjshmërisë së veprimeve se kush është duke luajtur rolin e saj. Pra, nuk është e thënë se kush emër është në cilësinë e Presidentit të Republikës, por rëndësi ka nyja kushtetuese për të cilën është krijuar ky rol, veçanërisht kur mungon Gjykata Kushtetuese. Ritheksoj se vazhdoj t’i qëndroj të njëjtës bindje, e cila sa vjen dhe forcohet, se fshirja nga ekzistenca e Gjykatës Kushtetuese nuk është e rastësishme, por vjen si rezultat i një veprimi të qëllimshëm, i cili vazhdon të prevalojë mbi çdo nevojë tjetër, që në thelb e ka hakërrimin me ekzistencën e shtetit jo vetëm të së Drejtës, por me vet qënien tonë si komb. Por këtu siç dhe po ndodh institucionet nuk janë në vendin dhe rolin e tyre, përndryshe nuk do të ndodhte kjo gjendje mizerabël.

Zoti Hazizaj, në këtë projektligj, në Kreun III shkruhet: Procedura për kompetencat kushtitutive dhe neni 16 ka titullin: Kufijtë e ushtrimit të kompetencave kushtitutive. Me termat “Kompetenca kushtetutive” çfarë do të thotë ligjbërësi?

Drafti ligjor lë shumë për të dëshiruar, sepse nuk ka lidhje ose është një deformim i gjallë dhe jo dobi prurës për funksionimin e një organi kushtetues. Drafti ligjor vjen në kundërshtim me nenet rregullues të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përpikmërisht me nenet 67, 74, 79, 85, 96, 98, 104, 105, 115, 125, 129, 134, 136, 147/a, 149/d, 151, 151, 152, 161, 168, 169, 171, 172, 176, 177, 179, nenin C të Aneksit të Kushtetutës. Është fyerje maksimale për çdo jurist marrja e një nisme apo gjallese ligjore me rëndesa të tilla. Vetëm një njeri pa brinjë, kockë dhe gjak juristi do të ndërmerrte një shpikje të tillë, ndonëse në këtë kohë nuk janë pak të tillë.

Çfarë tendence politike dëshmon kjo nismë e re e mazhorancës, për të bërë ndryshime kushtetuese kaq të thella, pa diskutim të gjerë nga palët e interesuara, pa opozitë parlamentare, pa Gjykatë Kushtetuese, që të gjykojë tek e fundit kushtetueshmërinë e tyre?

Ritheksoj se pamundësia e ekzistencës së Gjykatës Kushtetuese ka sjellë dhe do të sjellë pasoja të tmerrshme për balancën e prishur të organeve kushtetuese në vendin tonë. Nuk mendoj se mangësia e konstatuara prej Jush lidhur me ekzistencën e një drafti të pa diskutuar është e vetmja mangësi, por ka të bëjë themelisht me mosnjohjen nga ligjbërësi të më shumë se 25 ligjeve dhe 15 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që lidhen në mënyrë të detajuar me kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Zoti Hazizaj, sipas këndvështrimit tuaj, ky projektligj çfarë vlera pozitive dhe negative sjell?

Përgjigja që lidhet me anën pozitive të bën për të qeshur, ndërsa përgjigja e pyetjes tuaj lidhur me anët negative të bën për të qarë, ku kjo e fundit tregon se në çfarë derexheje kemi përfunduar. Ky projektligj është formatuar përkundër çdo tradite pozitive që ka Shqipëria që prej vitit 1914, sa i përket rolit të Presidentit të Republikës, apo nocioneve e konfigurimit të tyre. Pa dashur të bëj historikun e kompetencave të përfaqësuesit apo simbolit të unitetit kombëtar vë në dijeni dy momente. I pari lidhet me faktin se pavarësisht në çfarë sistemi, kohe është ndodhur ky vend sot i lodhur, kompetencat e Presidentit, Princit, Këshillit të Lartë të Shtetit, etj, etj, kanë qenë të shkruara në statutin themeltar ose Kushtetutë, madje madje dhe në Kushtetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në vitin 1976 kompetencat ishin të parashikuara në Kushtetutë. Së dyti, nisur nga përvojat e vendeve fqinje, europiane dhe më tej, ku sistemet janë të së njëjtës traditë dhe natyrë parlamentare, ekzistenca e ligjit mbi Presidentin shkon deri në përvijimin e statusit të tij dhe administratës në funksion të tij.

Gjithsesi, koha në vendin që jetojmë ka treguar se pushtetet dhe shteti nuk janë rrezikuar sa tani, ndonëse përpjekjet kanë mbetur në tentative. Shembulli sotëm i bërjes së ligjeve shërben si tregues i lidhjes së ngushtë që ka në Shqipëri ushtrimi i funksionit të shtetarit me perversitetin e tij të “masturbimit” në rolin e liderit, ndërsa njëriut/shqiptarit i ka ngelur vetëm një rrugë, të jetë viktima e radhës.

SHKARKO APP