Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kontrolli i Lartë i Shtetit pasi kontrollon procedurat e shembjes vendos: Teatri Kombëtar të rindërtohet ku ishte dhe siç ishte!

Editorial
E enjte, 2 Korrik 2020 06:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bujar Leskaj para largimit të tij si kryetar i KLSH, pasi i ka mbaruar mandati kushtetues, ka firmosur ndjekjen penale për krejt kupolën e qeverisjes qëndrore dhe lokale në lidhje me shembjen e Godinës historike të Teatrit Kombëtar. Leskaj tregoi se mbetet njeri kurajoz dhe korrekt me ligjin. Ai nuk u josh nga ofertat apo nuk u frikësua nga presionet e qeverisë që ta mbyllte këtë aferë të pastër korrupsioni gjigand.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në prokurori Institutin e Monumenteve të Kulturës për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Një audit i bërë nga ekspertët e KLSH ka nxjerrë një sërë shkeljesh nga Instituti i Monumenteve, Bashkia e Tiranës dhe Qeveria të cilët kanë kryer me aktin e shkatërrimit të godinës historike dhe që duhet të përgjigjen penalisht.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Shkeljet e institucioneve kryesore në vend nisin që me vendimet që e nxjerrin Teatrin Kombëtar dhe truallin përreth nga zona e mbrojtur historike e Tiranës. KLSH i cilëson si të jashtëligjshme vendimet e qeverisë “Rama” në vitin 2018, të cilat lejonin nisjen e ndërtimeve në pjesën historike të Tiranës ku ndodhej dhe godina e Teatrit Kombëtar. Po ashtu, KLSH denoncon dhe vendimet e Bashkisë së Tiranës, e cila ka lejuar ndërtime të reja në një zonë të trashëgimisë historike e cila ishte e mbrojtur nga ligji.

Swiss Digital

Duke renditur shkeljet ligjore, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon nga institucionet qe kryen dhe lejuan shembjen e godinës të rindërtojnë Teatrin Kombëtar në të njëjtin vend dhe në të njëjtin stil siç ka qenë më parë.

“IMK, në rolin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve si dhe Këshilli Shkencor, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës t’i kërkojë Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë, rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në zonën ku ka qenë godina e mëparshmë, në të njëjtin stil  dhe pamje arkitektonik që ajo ka pasur, me të njëjtat volume dhe në  të njëjtin projekt”,– thuhet në njoftimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Auditi i KLSH nisi pas shembjes me dhunë policore të godinës së Teatrit Kombëtar me 17 maj. Denoncimet publike ndaj aktit barbar të shkatërrimit të historisë së Tiranës nuk kanë munguar edhe më parë, por me vendimin e KLSH jepet një panoramë më e plotë e gjithë institucioneve që kanë shkelur ligjin. Shkeljet nisin me nëpunësit e Ministrisë së Kulturës dhe përfundojnë në zyrën e kryeministrit Edi Rama që urdhëroi shembjen. Nëse do të ketë hetim serioz nga drejtësia, pra SPAK, radha e zyrtarëve që do të merren në pyetje dhe mund të përballen me gjykata do të jetë shumë e gjatë.  Interesant është fakti se dhe pse kryeministri ishte njeriu që nxiti masakrën dhe shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, emri i tij nuk del në asnjë dokument. Jo pa qëllim kreu i qeverisë ka shmangur përgjegjësinë personale dhe u ka lanë vartësve në ministri dhe bashki gjithë përgjegjësinë penale për shkeljet me trashëgiminë historike. Edi Rama nuk ka firmosur asnjë shkresë zyrtare personalisht, por ia ka lenë zv/kryeministres si dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, duke ua faturuar atyre përgjegjsinë penale kur SPAK-u të tund prangat ndonjë ditë për këtë mega aferë korruptive.

KLSH është institucion kushtetues dhe ka referuar në prokurori ato shkelje që kanë lënë gjurmë në dokumente. Ndërkohë të gjithë e dinë që pas aferës së Teatrit Kombëtar fshihet korrupsion qeveritar, tendera të falsifikuar, grabitjen e pronës publike dhe shkelje të rënda kushtetuese dhe të të drejtave të njeriut. Këto krime janë paditur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në SPAK dhe janë denoncuar në të gjithë institucionet ndërkombëtare. Parlamenti Europian, zyrtar të lartë të BE dhe institucione ndërkombëtare, etj kanë dënuar ngjarjen e shëmtuar të 17 majit, ku policia hyri dhunshëm duke rrahur artistët dhe njerëzit e shoqërisë civile.

Në procesin e negociatave me BE, shembja e trashëgimisë historike do të jetë një njollë tjetër e zezë që qeveria “Rama” ka vendosur mbi shqiptarët. Ndërkombëtarët reaguan për shembjen e godinës dhe dhunën ndaj protestuesve që e mbrojtën atë. Akti i shembjes u denoncua dhe qytetarët të cilët protestuan në Tiranë dhe në rrethe kundër sjelljes së qeverisë “Rama”.

Kërkesa e KLSH për rindërtimin e godinës dhe denoncimi e shkelësve të ligjit është pjesë e këtij reagimi normal të atyre pak institucioneve të pavarura që kanë mbetur. Ndërkohë që të gjithë kanë folur, drejtësia e re, SPAK dhe institucionet e tjera ende nuk kanë thënë asnjë fjalë. Gati dy muaj pas krimit të shembjes së Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë qëndrim nga prokuroria dhe institucionet që po hetojnë. Për një krim që u krye në mes të Tiranës, para syve të të gjithave, heshtja e drejtësisë dhe mos ndëshkimi i autorëve është e dënueshme, duke sjellë dyshime të mëdha ndaj organit hetues.

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

7 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.