Konventa e LSI, Kryemadhi: Sot po e uroj për herë të parë Ilir Metën si President
Në konventën e LSI-së, deputetja dhe bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi ka folur për të ardhmen e kësaj force politike. Ajo tha se forca e LSI-së është bashkimi idetë dhe dëshira për të ndryshuar Shqipërisë. Kryemadhi tha se LSI është një forcë e mban fjalën.
Kryemadhi është propozuar si Zv/Kryetare e LSI.
Kryemadhi për herë të parë uroi dhe Ilir Metën për marrjen e detyrës si President.
“Me kontributin tonë si LSI ne i dhamë Shqipërisë presidentin e ri, të cilin unë sot po e uroj për herë të parë, suksese në detyrën e re. Suksese në detyrë dhe ta vuaj sa më pak ndarjen nga kjo zemër e tij e madhe që është LSI, e cila për mua do të mbetet zgjedhja numër 1”,- tha Kryemadhi.
Ajo shtoi se “Unë do të jem sipas protokollit Zonja e Parë e Presidentit, ju them të gjithëve se unë jam e nderuar të jem Zonja e Parë, por me shumë se aq ndjehem dhe jam e nderur që jam zonja e Ilir Metës. Asnjë ceremonial nuk i parashikon dot kufijtë e të qenit zonjë e parë në krah të një burri të suksesshëm”.
https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1550372574975995/
KOHA JONË SONDAZH

