Konventa e Partisë së Lirisë, Basha për Metën: Qeshëm me performancën e mjerueshme të tij

Nga jashtë Kuvendit, Lulzim Basha ka ironizuar fjalimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës në Konventën e PL-së. ”Qeshëm me performancën e mjerueshme. Kjo kastë politike e ka problemin me fundin e tyre politik”,-tha Basha.

Basha po ashtu u bëri thirrje deputetëve që të mbështesin amendamentet e propozuara nga Partia demokratike për të mbështetur SPAK.

”Të mbështesin amendamentet e PD-së për mbështetjen e institucioneve të drejtësisë. Propozimet që bëjmë këtu dhe votën kundër e udhëheqim nga një pyetje a është kjo e dobishme për shqiptarët. Për këtë çështje apriori ju kërkoj të mbështesim amendamentet pro SPAK”,-tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do keni një përpjekje për të takuar deputetët për të negociuar për mbështetjen e amendamenteve tuaja?

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha: Deputetët nuk janë bebe. Nëse marrim përgjegjësinë mesatare të një qytetari në rrugë, duhet të jenë ata që të ngrenë zërin për këto amendamente. Përkundrazi ekspozohen si kukulla që mendojnë vetëm për karrigen e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?