Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Koronavirusi, ja pse u përhap kaq shpejt në Italinë e veriut

Bota E hënë, 24 Shkurt 2020 08:44
Koronavirusi, ja pse u përhap kaq shpejt në Italinë e veriut
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në vetëm pak ditë numri i të prekurve me koronavirus në Itali ka arritur në 152 raste (sipas përditësimeve të orëve fundit), më shumë se 90 në Lombardi, 25 në Veneto, por të dhënat pritet të rriten në orët e ardhshme. Të premten në mëngjes, Italia u zgjua me një ëndërr të keqe: u shënua viktima e parë nga koronavirusi. Adriano Trevisan, 78-vjeç, vdiq në spitalin Schiavonia (Padova) pas 10 ditësh i shtruar. Një rrufe në qiell të hapur, pak orë pas lajmit të rasteve të para të infeksioneve sekondare, domethënë kur personat infektohen nga të tjerë që vijnë nga vende të epidemisë në Kinë. Në 48 orë, Lombardia dhe Veneto e panë veten të blinduar, me shkolla, kinema, pishina etj, të mbyllura për të paktën një javë, me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit.

Roli i spitaleve

Përse dy rastet me koronavirus, ai në Veneto dhe ai në Lombardi, u përhapën kaq shpejt? “Pati një mungesë njohurish të punonjësve të sistemit të shëndetësisë, të cilët nuk ishin në gjendje të njohin menjëherë simptomat e virusit”,-komentoi komisioneri i emergjencës, Angelo Borrelli. Në spitalin e Codogno, ku u shtrua pacienti i parë, mbetën të infektuar të paktën edhe pesë mjekë dhe infermierë. Në spitalin e Dolo, ku u shtrua një pensionist nga Mira, mjeku, infermieri dhe një tjetër punonjës shëndetësor që e ndoqën rastin, rezultuan pozitiv ndaj Covid-19.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në spitalin e Schiavonia, ku humbi jetën pacienti i parë, deri më tani nuk rezulton i prekur asnjë punonjës i spitalit, por ai do të zbrazet, pasi pacienti i ndier qëndroi aty për dhjetë ditë. Për të dy rastet e para që humbën jetën, nuk u dyshua për infektim nga koronavirusi. Pacientit të Schiavonia, iu bë testi pak orë para se të vdiste.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

”Ka pasur situata në të cilat nuk kemi arritur të njohim menjëherë simptomat e virusit”,-shtoi komisioneri i emergjencës, Angelo Borrelli, i cili theksoi se nuk ishte “faji” i mjekëve, por “vështirësia” për të identifikuar simptomat. ”Në Itali, një ose shumë njerëz infektohen nga ata që vijnë nga vende të epidemisë, më pas janë rastet e të infektuarve sekondarë, me të njëjtën kohë inkubacioni”,-shpjegoi Walter Ricciardi, profesor i Higjienës dhe Shëndetit Publik në Universitetin Katolik ‘Sacro Cuore’ në Romë dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Ndër të tjera, kur infektohen mjekë do të thotë që nuk janë zbatuar rregullat e përshtatshme, duke qenë se virusi është shumë ngjitës”.

Mund t'ju interesojë

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Para 33 minutash
Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 1 ore
£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme...

Para 1 ore

Koronavirusi nuk qarkullonte

Për më tepër, deri para pak ditësh, koronavirusi nuk qarkullonte në Itali. Asnjë prej pacientëve nuk kishte qenë kurrë në Kinë dhe as që kishte kontakte me persona të kthyer nga Kina. ”Manifestimet klinike të personave të shtruar ishin ato të gripit: nuk u mendua për koronavirus, thjesht për faktin sepse në Itali nuk ishte raportuar më parë, përveç dy turistëve kinezë të shtruar në Institutin Kombëtar për Sëmundje Infektive ”Lazzaro Spallanzani’ në Romë”,-shpjegon Fabrizio Pregliasco, virolog dhe studiues në Departamentin e Shkencave Biomjekësore për Shëndetin në Universitetin e Milanos. As protokollet për mbrojtje të veçantë për mjekët që kujdesen për pacientë të sëmurë me grip nuk vihen në zbatim dhe kjo ka ndikuar në përshpejtimin e përhapjes së virusit, pasi punonjësit e sistemit shëndetësor nuk ishin të mbrojtur si duhet. “Mjekët dhe infermierët janë më shumë të rrezikuar ndaj infektimit, sepse kanë një afërsi më të madhe me pacientin, pikërisht për këtë ata duhet të zbatojnë rregulla strikte”,-thotë mjeku virolog, Fabrizio Pregliasco.

Italia (thuajse) si Kina

Italia ka përjetuar të njëjtën situatë si Kina: u gjend përballë një virusi të ri. E vërtetë, në Itali flitej për koronavirusin prej një muaji, por deri para pak ditësh, nuk ishte shënuar asnjë rast dytësor. ”Ndryshimi është që Kina nguroi pak deri sa t’ia komunikonte botës ekzistencën e një virusi të ri, ndërsa Italia i vuri në dispozicion të dhënat menjëherë”,-saktëson mjeku Pregliasco. Për koronavirusin, është bërë një screening “i thelluar, pikërisht për këtë numri i të prekurve është shfaqur shpejt”,-shkruan zv.ministri i Shëndetësisë, Pierpaolo Sieri në një postim në Facebook. Kërkuesi Fabrizio Pregliasco shton “Nuk e përjashtoj faktin që edhe në vende të tjera të Europës të ketë po kaq raste sa në vendin tonë, edhe nëse nuk ka pasur raste serioze, mund të mos jenë kryer verifikime të sakta si te ne”. /Monitor/

Etiketat e lidhura

LombardiaVenetovirusi kinez
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 5 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 6 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 7 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 18 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.