Koronavirusi në Itali, shkon në 827 numri i të vdekurve. Vetëm sot 196 viktima
Në Itali është rritur në mënyrë të frikshme numri i të vdekurve nga koronavirusi. Mbrëmjen e sotme është bërë e ditur se numri i tyre ka shkuar në 827, ndërsa janë 12,462 të infektuar, nga të cilët 1045 janë shëruar.
OBSH ka vlerësuar se Covid-19 mund të karakterizohet si një pandemi. Kjo u njoftua nga drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
“Ne kemi ngritur kambanën e alarmit me zë të lartë dhe të qartë. Të gjitha vendet ende mund ta ndryshojnë rrjedhën e kësaj pandemie”. Drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Robert Redfield i tha se virusi është përhapur në të paktën 38 shtete.
Numri i të prekurve në çdo rajon të Italisë. Me shenjën (+) numri i personave të infektuar që janë zbuluar sot
Lombardia 7.280 (
Emilia-Romagna 1.739 (+353)
Veneto 1.023 (+186)
Piemonte 501 (+93)
Marche 479 (+122)
Liguria 194(+26)
Campania 154 (+98)
Toscana 320 (+63)
Sicilia 83 (+11)
Lazio 150(+9)
Friuli-Venezia Giulia 126 (+29)
Abruzzo 38 (+4)
Puglia 77 (+59)
Umbria 46 (+29)
Bolzano 75 (+19)
Calabria 19 (+29)
Sardegna 37 (+9)
Valle D’Aosta 20 (+8)
Trento 77 (+21)
Molise 16 (+1)
Basilicata 8 (+3)