Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosova pas Uashingtonit e Brukselit: harroni Beogradin! Shihni Taivanin por edhe Spanjën

Politikë E shtunë, 12 Shtator 2020 10:43
Kosova pas Uashingtonit e Brukselit: harroni Beogradin! Shihni Taivanin por edhe Spanjën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Genc Pollo

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

(pjesa e dytë)

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Kritikët e marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë mes Kosovës e Serbisë më së shumti qortojnë mungesën në tekst të zotimit serb për njohjen zyrtare të Kosovës. Njohja diplomatike e ndërsjelltë mes Prishtinës e Beogradit do të ishte gjëja reale e cila do të mundësonte në vijim normalizimin politik, ekonomik e shoqëror. Siç kemi vënë në dukje, presidenti serb mund t’a hidhte këtë hap vetëm me çmimin e copëtimit të Kosovës, gjë që javën e shkuar në Washington fatmirësisht u varros një herë e mirë. Vucic gjithashtu është pozicionuar se nuk e pranon antarësimin në BE me kushtin e njohjes së Kosovës së pavarur. Duke qenë se anëtarsimi do të marrë vite shumë të gjata, edhe në rastin me jo shumë gjasë që një udhëheqës serb nesër të ketë atë plotfuqi si Vucic sot dhe të ndërrojë mendje e zemër për Kosovën, prapë njohja do të presë pikërisht vite shumë të gjata. Amerika nuk ka për të nisur një luftë tjetër për të detyruar njohjen e Kosovës: vizionin dhe cakun e angazhimit të saj i bëri të njohura në Shtëpinë e Bardhë. Ndryshimi i mundshëm i administratës pas presidencialeve të këtij nëntori nuk ka pse të ndryshojë rrënjësisht këtë politikë. Nga takimi i parë i dialogut të rinisur këtë javë mes kryeministrit kosovar e presidentit serb në Bruksel temat e bisedës ishin çështje të diskutuara edhe më herët në këtë dialog që ka filluar në vitin 2011. Në rastin fatlum do të bihet dakord sërish e do të zbatohen realisht çështje të ndryshme të imponuara nga historia e fqinjësia. Por njohja nuk duket në horizont. Përjashto këtu ndonjë mrekulli hyjnore apo force madhore të cilat nuk kam aftësi t’i parashikoj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Politikanët vendimmarës lenë gjurmë jo kur insistojnë në pretendime moralizuese të cilat mbeten të papërmbushura, por kur njohin realitetin dhe veprojnë me ambicie për të arritur kulmin e të mundshmes.

Taivani që nga mesi i shekullit 20 nuk ka iluzione se do të njihet zyrtarisht nga Republika Popullore e Kinës dhe as se Pekini do t’i lejojë anëtarsimin në OKB. Por kjo nuk i ka penguar taivanezët të ndërtojnë nje shtet demoratik, me qeveri llogaridhëse si dhe një ekonomi të avancuar; duke e ngritur një provincë dikur rurale në vendin e 17 më të pasur në botë.
Mbase modeli i Taivanit mund të shërbente për Kosovën duke e bërë të mos harxhojë kapital politik për njohjen nga Beogradi por të fokusohet në zhvillimin e vendit. Dhe Kosova krahasuar me Taivanin është e favorizuar. Ndërsa Taivani njihet zyrtarisht nga një gjysëm duzine shtetesh minore, Kosova njihet nga të tëra vendet e G7, demokracitë udhëheqëse të planetit dhe mbi njëqind shtete, anëtare të OKB-së.
Taivani e ka Kinën gjigande e lakmitare vetëm një ngushticë larg, kurse Amerika mbrojtëse ështe matanë oqeanit. Ndërsa Kosova është një enklavë e NATO-s, kufizohet me tre shtete të kësaj aleance si dhe ndodhet brenda Bashkimit Europian.
Po ashtu sipas marrëveshjes të Shtëpisë së Bardhë, Kosova do të ndërpresë për një vit përpjekjet për antarësim në organizata ndërkombëtare. Në fakt pas dështimit me Interpolin e UNESCOn, kështu do të lipsej të bënte pasi shanset nuk janë të mira. Edhe avantazhet e anëtarësimit, hiq mënjanë simbolikën e sovranitetit, nuk janë domethënëse. Urdhërarrestet për Interpolin proçesohen përmes UNMIK-ut kurse në UNESCO përfitimi mbetej abstrakt (Shqipëria prej 60 vjetësh anëtare arriti të kishte disa site të trashëgimisë botërore por nuk mundi të mbrojë Teatrin Kombëtar nga barbaria e qeverisë së vet). Marrëveshja amerikane nuk e pengon Kosovën të synojë njohje dypalëshe të tjera. Por edhe sikur Prishtina të arrijë dhjetë apo njëzetë njohje nga shtete si Burundi a Kiribati nuk më duket se do të kishte përfitim të madh. Udha për në OKB kalon nga Këshilli i Sigurimit me Kinën e Rusinë brenda; të tjerat nuk duken relevante. Madje na kursejnë anekdotat me dy ministrat e jashtëm që, me çantë të zezë në dorë, bredhin njëri pas tjetrit në Afrikë e Oqeani .
Por ndoshta njohja së fundmi nga Izraeli mund të sugjerojë një objektiv tjetër. Arsyeja pse Jeruzalemi kishte hezituar deri tashti të njihte Kosovën ishte druajtja nga preçedenti i provincës secesioniste dhe të efektit të saj në Bregun Perëndimor. Me kuptimin e unicitetit të rastit të Kosovës dhe me këshillën me peshë të presidentit amerikan Izraeli e ktheu faqen. Me shumë rëndësi për Kosovën do të ishte po t’a kthenin faqen edhe pesë shtetet anëtare të Bashkimit Europian të cilët ende nuk e njohin atë (Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia e Qipro). Edhe për ta shqetësimi real është ai i precedentit të provincës secesioniste pasi secili prej tyre e ka një hall si Izraeli. Shumë më pak rol luan miqësia historike me Serbinë e disave syresh pavarësisht nga çfarë thonë narativat gjysëm folklorike.
Nëse Kosova do të arrinte të mobilizonte Quintin, pra ShBA, Gjermaninë, Francën, Britaninë e Italinë për të dhënë shpjegimet e garancitë e duhura kësaj pesçeje europiane e të përftonte njohjen e tyre atëhere avantazhi do të ishte madhor për të. Më së pakti do të eliminohej një pengesë formale për anëtarësim në BE.

Genc Pollo
Ish ministër e deputet

Etiketat e lidhura

genc pollokosovamarrëveshja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.