”Kosova po shitet”, Albin Kurti paralajmëron protesta masive
Në Kosovë priten protesta të mëdha. Me thirrje të forta ka reaguar këtë të dielë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje për idenë e korigjimit të kufijve Kosovë-Serbi. Albin Kurti u ka bërë thirrje anëtarëve të saj që të mobilizohen pasi në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosen në krye të protestave qytetare dhe paqësore.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka thënë se fatkeqësisht Kosova po kalon në një moment të vështirë.
“Një udhëheqësi e kapur dhe e kriminalizuar, e udhëhequr nga Thaçi, po e nxjerr në shitje territorin e Kosovës për të fituar paprekshmërinë individuale. Ne këtë nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë këtë pasi e kemi obligim historik dhe moral. Situata politike është ajo që ka nevojë për forcim të organizatës në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosemi në krye të protestave qytetare dhe paqësore për ta ndalur këtë krim që po bëhet ndaj Kosovës dhe popullit tonë”, ka thënë Kurti.
Po kështu protesta ka patur dhe nga kosovarët jashtë shtetit, sepse shikojnë se presidenti Thaçi po bën pazar me Vuçiç.