Kostoja e Reformës në Drejtësi, 175 milionë euro në katër vjet
Brenda 4 viteve që nga fillimi i implementimit të Reformës në Drejtësi nga buxheti i shtetit do të derdhen plot 175 milionë euro në katër vite.
Shifra gjigante zbulohet në një dokument të Ministrisë së Drejtësisë, titulluar “Strategjia Ndërsektoriale për Drejtësinë 2017-2020”, miratuar edhe nga Këshilli i Ministrave që hedh dritë mbi faturën e reformës.
Pjesën kryesore të kostos e zë përmirësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar përmes sistemeve elektronike. Ai zë 81.5 milionë euo për të vijuar me 53.5 milionë euro për pavarësinë dhe llogaridhënien, pra statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, raporton “shqiptarja.com”.
Ndërsa 20 miliomë euro do të kushtojë demokratizimi që ka të bëjë me rritjen e mundësisë për punësimin e të burgosurve, reduktimi i mbipopullimit në burgje, forcimi i shërbimit të provës, etj.
Ngjan si një reformë e thellë një pjesë e së cilës do të financohet nga Bashkimi Europian, por që në finale duket se do të nxjerrë milionerët e rinj.
KOHA JONË SONDAZH

