KQZ, anëtarët e opozitës jo pengesë për votën e diasporës

Mungesa e dakordësisë politike që me 11 maj të votojnë edhe emigrantët pa dokumenta identifikimi, reflektohet edhe në KQZ. Muharrem Caka nga opozita, mendon që identifikimi realizohet nga KQZ dhe me dokumente të vendeve të tjera.

“Aplikimin nuk e verifikon aplikacioni apriori, e verifikon operatori që është pas kompjuterit. Në momentin që i gjen të gjitha të dhënat e sakta, e ballafaqon me të dhënat unike të gjendjes civile. Automatikisht e kalon tek regjistri i votuesve nga jashtë. Personalisht, e shoh se nëse ka dëshirë dhe vullnet, është mëse e realizueshme”, tha Caka.

Për kryetaren Iliriana Nano, propozuar nga mazhoranca, thotë se kjo kategori e shqiptarëve nuk mund të votojë. PD kushtëzon me kërkesën e saj votat të disa ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për afate regjistrimi dhe kosto financiare. Kjo lehtëson votën nga jashtë, çka amendamentet rrëzohen, ose PS gjen alternativa të tjera në Kuvend për t’i miratuar ato.

Kodi Zgjedhor në pikën 4 të nenit 24 i jep Komisionit Rregullator të drejtën e vendimit final për zbatimin e votës së diasporës për herë të parë. Nëse socialistët grumbullojnë 84 votat e duhura, anëtarët e opozitës në Këshillin Rregullator të KQZ angazhohen të mos bëhen pengesë, pavarësisht qëndrimit të krahut të tyre politik në Kuvend.

SHKARKO APP