KQZ: Dibër, partitë kërkuan ndryshimin e komisioneve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije  se para fillimit të shpërndarjes së bazës materiale nga KZAZ nr. 19 për çdo qendër votimi në Dibër, partitë politike kanë kërkuar ndryshimin e anëtarësisë së 116  Komisioneve të Qendrave të Votimit nga 118 KQV në total.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Sipas KQZ-së, vetëm pak para fillimit të shpërndarjes së  matërialeve zgjedhore, KZAZ me kërkesë të partive politike për ndryshim të anëtarësisë së KQV-ve, ka marrë 116 vendime për lirimin e anëtarëve  të emëruar më parë dhe emërimin e anëtarëve  të rinj.
“Ndryshimi i 98.3% të anëtarësisë së Komisioneve të Qendrave të Votimit bën që edhe ata pak komisionerë të trajnuar nga KQZ, të mos jenë pjesë e procesit zgjedhor. Në këto kushte, KQZ po merr të gjitha masat që përmes inspektorëve të KQZ-së që janë prezent pranë KZAZ-së nr. 19, Dibër, komisionerët të trajnohen para marrjes në dorëzim të bazës materiale zgjedhore për Qendrat e Votimit”, nënvizohet në njoftimin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 
Në votimet e ditës së nesërme në Dibër marrin pjesë 57 mijë qytetarë që do të hedhin votën në 118 qendrat e votimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?